Kryesore

Basha nga Selenica: Ja kur do t’i lirojmë bashkitë

13:38 - 11.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot në Selenicë me strukturat partiake në këtë bashki, e cila drejtohet nga Përparim Shaneti.




Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati theksoi se kryebashkiakët e djathtë janë legjitim, derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike.

“Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës.

85 perqind e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar.

Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, ka deklaruar Basha.

Në Selenicë, lideri i opozitës vuri në dukje rëndësinë jetike për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë, në mënyrë që Partia Demorkatike të fitojë besimin e sa më shumë votuesve që refuzuan regjimin e Edi Ramës në 30 Qershor. Zoti Basha theksoi se fokusi kryesor duhet të jetë tek biznesi i vogël për t’i shpjeguar atij ndryshimin që vjen me qeverisjen e vendit nga PD për ringritjen e tyre përmes uljes së taksave dhe sjelljes së administratës tatimore.

Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.
• “Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit,
• 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël
• Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër,
• Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.