Aktualitet

Kadastra Durrës fluks regjistrimesh, specialistët në terren

18:26 - 11.07.19 gsh

Dy institucione të rëndësishme si ALUIZNI dhe Hipoteka në Durrës janë në fazë ristrukturimi dhe riorganizimi me hyrjen në fuqi të ligjit për krijimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Kështu deklaron drejtori i ASHK Durrës Liridon Pula duke treguar numrin e certifikatave të pronësisë të lëshuara brenda dy muajsh.



“Me hyrjen në fuqi të ligjit 111/2018 institucionet si ALUIZNI dhe ZVRPP Durrës, u futën në fazën e ristrukturimit dhe riogranizimit.

Aktualisht kemi kryer bashkimin de-fakto të dy institucioneve dhe ASHK Drejtoria Vendore e Durrësit, ndodhet në ambientet e ish-ZVRPP-Durrës. Për 2 muaj përkatësisht në harkun kohor 08.05.2019-10.07.2019 janë lëshuar 2043 certifikata pronësie, nga të cilat 348 certifikata të përfituara nga regjistrimi i Lejeve të Legalizimit. Sipas urdhrit të drejtorit të përgjithshëm, Artan Lame, nr. 2877 dt 10.04.2019 duhet të mbyllim vetëdeklarimet e kryera në 2005-2006”, deklaron Pula.

Ai sqaron se specialistët e përditësimit të terrenit këto ditë ndodhen në zonën e Durrësit të ri apo siç njihet ndryshe në zonën e ish-Kënetës. “Kërkojmë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të mirëpresin grupet për të kryer evidentimet përkatëse për të mbyllur përfundimisht procesin e legalizimit në këtë zonë. Për çdo lloj kërkese, paqartësie jeni të lutur të paraqiteni pranë Zyrave të ASHK Durrës nga ora 08:00-16:00, kontakti do të jetë drejtpërdrejtë me zv. drejtorin, koordinatoren e zyrës, pa diskutim dhe me drejtorin në rast paqartësie”, tha ai.

Sipas drejtorit të Kadastrës, çdo kërkesë e qytetarëve për sa i përket viteve të deklarimit 2005-2006 do të konsiderohet në mënyrë të menjëhershme.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e zonave informale të na ofrojnë mbështetjen e tyre dhe mirëkuptimin me nismën e nisur. Kuptojmë secilin prej atyre për lodhjen, për pritjen por të na mirëkuptojnë po hasim vështirësi në objekte të cilat nuk banohen për të cilat nuk mund të kryejmë evidentimet përkatëse. Qytetarët të cilët kanë paraqitur kërkesat e tyre duke u bazuar ne VKM 442 për ndërtimet e kryera para 1991, u bëjmë me dije se është nisur trajtimi i rast pas rasti për kërkesat e para të paraqitura pranë ish ALUIZNI-Durrës. Ju bëjmë me dije se aplikimi i përfshirjes në këtë proces vazhdon të jetë i hapur, të gjithë ata të cilët e kanë pasur të pamundur plotësimin e formularit në zbatim te kësaj VKM-je janë të lutur të paraqiten me dokumentet përkatëse”, shprehet z.Pula.

31394f9f-24c5-4c0a-938b-6e933ed22aa1 0d056063-9b2c-426e-bf07-b9699ebfd5cf d665edaf-fe93-46d8-98f5-30685817a10b
<
>

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *