BLUETOOTH

Me kë ngjan më shumë? Ermali publikon për herë të parë imazhin e Sias

15:24 - 11.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa ditësh Ermali së bashku me familjen e tij kanë nisur pushimet. Ata janë parë edhe nën shoqërinë e modelit të famshëm shqiptar Ronald Leka.




Më në fund, ata kanë gjetur qetësinë dhe janë shumë të lumtur në këto ditë pushimi që po i kalojnë së bashku pas shumë angazhimeve që kanë pasur në profesionet e tyre.

Janë të dy shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale ku ndajnë foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Mbrëmjen e djeshme, Ami ka postuar një video në “InstaStory”, ku shihen Ermali me vogëlushen në krah dhe një nga të ftuarit duke kërcyer, por ajo çfarë na bëri përshtypje ishte se çifti kanë vendosur që për herë të parë të shfaqin portretin e vajzës së tyre, dhe mund të themi që dukej shumë e bukur dhe e ëmbël.

Duke e parë me vëmendje videon mund të themi se vogëlushja ka një ngjashmëri shumë të madhe me Ermalin dhe shpresojmë shumë që kur të rritet të jetë po aq gazmor dhe i suksesshëm sa ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.