AKTUALITET

Korçë/ Rëndohet bilanci i tragjedisë, ndërron jetë vëllai i viktimës që u vra nga kunati

16:00 - 11.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Korçë. Ditën e sotme ka ndërruar jetë vëllai i viktimës që u vra nga kunati mbrëmjen e së hënës.




Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Gazetën Shqiptare” se ka ndërruar jetë vëllai i Gramoz Nakos, i cili u vra nga Serefedin Zenellari.

Viktima është 59-vjeçari Rasim Nako. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia se mund të ketë ndërruar jetë për shkak të traumës që përjetoi nga vrasja e vëllait.

Kujojmë se një histori sentimentale duket se është bërë sebepi i ngjarjes me dy viktima në Korçë. Kur policia shkoi të merrte si të dyshuar Serefedin Zenellarin për vrasjen e kunatit të tij, Gramoz Nakon, ai i dha fund jetës brenda banesës së tij.

LEXO EDHE:DETAJE/ Krimi i rëndë në Korçë, lidhje sentimentale me ish gruan, vret kunatin e më pas edhe veten


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.