AKTUALITET

Kryetarët e rinj të bashkive kërkojnë mandatin në gjykatë

16:10 - 11.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pavarësisht për pjekjeve të opozitës të delegjitimuar procesin zgjedhor të 30 qershorit, socialistët po shkojnë të qetë drejt zëvendësimit të krerëve të bashkive ekzistues me kryetarët e rinj të dalë fitues si dhe me konstituimin e këshillave të rinj bashkiak.




Për këtë qëllim të gjithë kryetarët e bashkive që janë certifikuar deri më tani në mënyrë përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgje-dhjeve, kanë nisur procedurat e marrjes së detyrës.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore ata i janë drejtuar gjykatave të shkallëve të para për të konfirmuar mandatet e tyre të dhëna nga KQZ.

Sipas ligjit është gjykata shkalla e fundit që u jep mandatin fituesve duke i zyrtarizuar në drejtimin e njësive të qeverisjes vendore. Dhe mësohet se një ndër kryetarët që është konfirmuar nga KQZ si fitues dhe që i është drejtuar gjykatës me një shkresë është aktori Erion Isai, që fitoi në Kolonjë, ndërkohë që listës i janë bashkuar edhe socialistët e tjerë që deri tani janë certifikuar si fitues nga KQZ-ja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.