AKTUALITET

Mediat italiane: Si bëhet trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali

11:15 - 11.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat italiane vazhdojnë të shkruajnë për trafikun e drogës që bëhet mes Shqipërisë dhe Italisë. Në shkrimin e mediave fqinje thuhet se në raportin e paraqitur në shkurt në prani të ish-prokurorit kombëtar të antimafies, Franco Roberti dhe avokatit të përgjithshëm të Campobasso, Guido Rispoli rezultoi se mafiet në Molia ndryshojnë nga njëra-tjetrën dhe secila vepron në sektor të veçantë. Ata vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur, por bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të ndarë territorin dhe fitimet e paligjshme. Ata kanë një “drejtim të përbashkët kriminal”, veçanërisht në fushën e trafikimit dhe trajtimit të drogës, i cili përqendrohet kryesisht në zonën bregdetare. Ata janë mafiet e reja, organizatat kriminale dhe rrjetet e korruptuara që nga Isernia në Termoli, duke kaluar nëpër Campobasso, e në heshtje vazhdojnë të ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë.




Mafiet e njohura italiane si “Ndragheta” dhe “Camorra” vazhdojnë të bashkëpunojnë me mafie të tjera të rëndësishme si ajo shqiptare dhe nigeriane, sidomos në trafik droge. Në zonën e Molisë, lidhja e mafies italiane dhe asaj shqiptare sa vazhdon dhe forcohet. Në Moli shumë familje bashkëpunojnë në aktivitete të paligjshme, në fusha si grabitja e masakra të tjera kriminale. Grupet kriminale shqiptare, gjithashtu kanë ndarë zonat e influencës. Zona bregdetare e Shqipërisë ku shtrihen qytetet Fier, Vlorë dhe Durrës kontrollohet, për shembull, nga familjet Hasani dhe Shabani, të cilët e shtrijnë kontrollin mbi kryeqytetin Tiranë dhe përfaqësojnë një grup kriminal të shquar, që gjatë viteve ka arritur të dallojë veten nga të tjerët. Familjet mafioze operojnë veçanërisht në trafikimin e drogës, njerëzve, organeve njerëzore dhe armëve. Ata kanë një rrjet ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe të provuar në Itali.

Klani i Gjokës luan një rol të shkëlqyeshëm në qytetin e Durrësit dhe në territoret fqinje, pikërisht në zonën ndërmjet fshatrave Sallmone, Shijak dhe Xhafzotaj. Klani udhëhiqet nga Dashmir Gjoka, i cili mburret me marrëdhëniet politike, e përdor sektorin e ndërtimit si një mjet ligjor për pastrimin e parave nga trafiku i drogës dhe armëve. Në vendin e quajtur Katund Sukth, pushteti kriminal përfaqësohet nga klani Xhajka, i udhëhequr nga Ilir Xhajka, protagonist i një kontrasti historik me klanin Maloku. Ky klan përfshihet në trafiqe të ndryshme të paligjshëm si në Shqipëri dhe në Itali. Familjet e tjera të rëndësishme në zonën qendrore veriore të vendit janë Halkaj, Caushi, Shehu dhe Kakami. Agim Gashi është një figurë kriminale që përfshin jo vetëm Italinë. Ai drejtoi organizimin e tij të trafikimit të narkotikëve nëpërmjet mbulimit të restoranteve, agjencive të pasurive të paluajtshme dhe objekteve të tjera të përshtatshme.

Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, ishte një tregtar shqiptar i drogës, i arrestuar në Itali. Rrjeti i Shkurtit u zhvillua përgjatë rrugës që lidh Shqipërinë me Italinë dhe për këtë arsye shumë anëtarë të organizatës së tij u arrestuan brenda kufijve tanë.
Rrugët kryesore të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali sot janë dy:
1) Vlorë-Otranto – Taranto – A14-Molise – Abruzzo-Marche – Emilia Romagna – Lombardi.
2) Durrës – Bari – A14-Molise – Abruzzo – Marche – Emilia Romagna – Lombardi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.