AKTUALITET

Mehmeti: Zyrtarët serbë e “vazhdojnë” gjenocidin e Srebrenicës!

16:58 - 11.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot shënohet 24-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat serbe vranë mbi 8,000  persona. Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti komenton këtë ngjarje duke u shprehur se zyrtarët serbë e vazhdojnë fushatën për mohimin e këtij gjenocidi.




Postimi i plotë i Kim Mehmetit:
“Sot shënohet 24-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Dhe 24 vite me radhë, zyrtarët serbë e vazhdojnë fushatën për mohimin e këtij gjenocidi, me arsyetimin se nuk janë përfshi edhe viktima gra e fëmijë!?

Me çka edhe mund të thuhet se, duke dashur t’ua shpërlajnë mëkatin vrastarëve të vet monstruoz, ata vetëm sa e ‘vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës.

Përndryshe Srebrenica asokohe ishte shpallur nga OKB-ja si “zonë e sigurt”, por trupat holandeze nuk vepruan, me çka forcat serbe e pushtuan zonën duke vrarë rreth 2 mijë njerëz në një ditë të vetme dhe, duke e vazhduar masakrën në mbi 15 mijë njerëz të tjerë që ishin fshehur në malet përreth!

Andaj edhe mundë të thuhet se Srebrenica nuk shpërfaqë vetëm fytyrën kriminale të vrasësve serb, por edhe atë të pandjeshmërisë së kësaj bote ndaj myslimanëve të BeH!” 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.