SPORT

Paqe e bardhë nën rrebesh, por Partizani tremb Karabagun

10:24 - 11.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eshtë mbyllur me rrjeta të paprekura ndeshja e parë mes Partizanit dhe Karabagut. Kampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar një 90 minutësh të kujdesshëm, duke mos i lënë hapësira kundërshtarit, ndërsa në minutën e 50-të janë ndalur nga traversa e portierit Vagner. Kualifikimi do të vendoset në Baku të Azerbajxhanit.
Champions League e Partizanit nis me një barazim 0-0 ndaj Karabagut të fortë, një sfidë nuk shkon më shumë sesa një barazim 0-0 në ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”, sfidë që u shoqërua nga një shi i dendur, që natyrisht e bëri dhe më të vështirë performancën e ekipeve.




Miqtë nga Azebajxhani e nisin më mirë takimin dhe orientohen drejt sulmit, ndërsa në minutën e 20-të janë ndalur nga traversa, ndonëse më herët në këtë aksion Kuintana ishte dukshëm në pozicion jashtëloje. Të kuqtë lejojnë azerët të kontrollojnë topin, ndërsa duan të kundërsulmojnë, por shpesh i prishin punë njëri-tjetrit. Gjithsesi, në minutën e 24-ët Asani do të japë shkëndijën e parë, ndërsa minutat e fundit do të jenë për Partizanin, që merr kontrollin e lojës, duke e mbyllur në rritje këtë fraksion loje.
Pjesa e dytë do të flasë më shumë për të kuqtë, të cilët kanë rastet më të mira për shënim në këtë fraksion. Në minutën e 50-të, kryeqytetasit i provojnë të gjitha, por nuk kanë fatin me vete. Fillimisht planzhoni i shkëlqyer i Cinarit ndalet nga pritja fantastike e Vagnerit. Në zhvillimet e këndores, traversa i mohon golin Belicës, ndërsa më pas, Melo nuk arrin të shenjëstrojë këndin e largët të Vagnerit, me këtë të fundit që zotëron i sigurt topin.

Nis valsi i zëvendësimeve. Karabagu kërkon dëshpërimisht të gjejë hapësirë në mbrojtjen e disiplinuar të Partizanit, e cila nuk tradhton në asnjë moment. Te skuadra nis të ndjehet lodhja, e vuajnë më shumë anësorët e kuq, ndërsa Lerda largon nga fusha e lojës Mensan për Braun, me xhamajkanin që bën kështu debutimin e tij me Partizanin. Më pas do t’i vijë radha një tjetër debutuesi, Broja merr vendin e Melos që ka sakrifikuar shumë, ndërsa do të ketë minuta dhe për “rebelin” Trashi, i cili zëvendëson Hakajn dhe merr ovacionet e tifozërisë. Një barazim pa gola që e bën shumë intriguese sfidën e dytë me Partizanin, i cili do të provojë kualifikimin e bujshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.