Show-Bizz

Pjesëmarrja në Eurovizion/ Jonida Maliqi: RTSH s’më ka dhënë akoma lekët

09:33 - 11.07.19 alma

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2019, Jonida Maliqi mesa duket ende nuk i marrë lekët nga RTSH.



E ftuar në emisionin “3-shat”, Maliqi është shprehur se në dijeninë e saj kënga fituese paguhet por ende nuk ka marrë një konfirmim.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese pagohet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para”, tha Jonida, ndërsa u pyet nëse shpreson se do t’i marrë.

“Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”, u përgjigj ajo.

Jonida përfaqësoi këtë vit Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës” e cila kishte një mesazh shumë të veçantë për emigrimin, madje ajo ja arriti të kalojë edhe në natën finale.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *