DOSSIER

Rama e Berisha para 29 vitesh/ Të dy me pardesy, të dy pedagogë, të dy në PD

12:12 - 11.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vitin 1990, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu aktual i qeverisë kishin shumë të përbashkëta. Të dy me pardesy, të dy në Partinë Demokratike dhe të dy pedagogë.




Kjo është një fotografi e shkrepur 29 vjet më parë, më 22 dhjetor të vitit 1990, atëherë kur Rama dhe Berisha nuk ishin dy “armiqtë e përbetuar” politik. Me ta është edhe i ndjeri Ardian Klosi, mik i Ramës.

Foto është bërë në Qytetin Studenti, në mitingun e parë të Partisë Demokratike. Asokohe Edi Rama ishte pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ashtu siç ishte edhe Berisha pedagog në Fakultetin  e Mjekësisë.

Edi Rama është një ndër protagonistët e Dhjetorit `90. Ka marrë pjesë aktive në ngjarjet që përgatitën rrëzimin e sistemit komunist, por ka munguar pikërisht atë ditë kur nisi lëvizja studentore për rrëzimin e  komunizmit më 8 dhjetor 1990.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.