BOTA

“S’doja të isha më djali me kancer, u bëra ai me violinë”

10:35 - 11.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”...nën tingujt e kësaj kënge, teksa e shoqëron me violinë 11-vjeçari Tyler Butler-Figueroa ka mrekulluar ndjekësit në mbarë botën.




Vogëlushi tregoi gjatë pjesëmarrjes në “America’s Got Talent”, se kur ishte në shkollë shokët e tallën. Ai humbi flokët për shkak të kancerit dhe përveç dhimbjeve u përball edhe me talljet e shokëve të klasës.

Por bota do të kishte nevojë për një yll, ndaj dhe një fuqi e brendshme e shtyu Tyler drejt violinës. “Kur luaj në violinë, më ndihmon të harroj gjërat e këqija”, tregoi Tyler.

Vogëlushi nga Karolina e Veriut u tregoi anëtarëve të jurisë se pasioni i tij për violinën kishte nisur si një tentativë për t’u larguar nga talljet në shkollë, kur atij i kishin rënë flokët gjatë trajtimit me kimioterapi, për shkak të leukemisë. Shokët i largoheshin dhe përhapnin thashetheme duke thënë se “kanceri i tij ishte ngjitës”.

Talenti 11-vjeçar tregoi se ai nuk donte të ishte më djali me kancer, kështu u bë djali që i bie violinës.

Një video frymëzuese që do t’iu përlotë, por edhe do t’iu sjellë buzëqeshjen në fytyrë.

https://www.facebook.com/OfficialHowieMandel/videos/651019455414915/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.