SHËNDET

Si t’i kuroni bajamet e infektuara me 3 metoda natyrale

20:00 - 11.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Infeksioni që krijohet tek bajamet është si pasojë e inflamacionit që krijohet. Ky infeksion është i zakonshëm tek fëmijët, por edhe tek të rriturit. Janë disa metoda natyrale që funksionojnë shumë mirë për këtë problem. Ja tre prej tyre…




Ujë me kripë

Zgjidhje e parë dhe më e zakonshme e këtij probleme është gargara me ujë të ngohtë me kripë. Ngrohtësia e ujit do të zbutë grykët dhe do të vrasë bakteriet. Përzieni një lugë çaji kripë me një filxhan me ujë të ngrothë. Bëni gargarë në gojë, mos e kapërceni. Nxirreni ujin jashtë në fund të gargarës.

Limoni

Limoni është një antibakterial dhe antiinflamator shumë i fortë. Është i pasur me vitaminë C që përmirëson rezistencën e trupit kundër infeksioneve. Në një gotë me ujë të nxehtë shtoni pak lëng limoni, kripën dhe një lugë çaji mjaltë. Pijeni dy tre herë në ditë për disa ditë.

Borziloku

Borziloku është një tjetër mënyrë natyrale për të trajtuar bajamet e infektuara dhe funksionon shumë mirë si një antiinflamatorë. 10-12 gjethe borziloku hidhini në një tenxhere me 1 gotë uji. Ziejini për 10 minuta. Kullojeni dhe shtoni pak lëng limoni. Pijeni këtë pije tre herë në ditë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.