Sociale

Skandali, frutat dhe perimet që shiten në tregun vendas nuk kontrollohen

15:54 - 11.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Siguria ushqimore vazhdon të ngelet një problem shqetësues për qytetarët shqiptarë. Pas skandaleve të zbuluara mbi sasinë e palejuar të pesticideve te frutat e perimet, publikohet një tjetër problematikë. “Frutat dhe perimet që shiten për tregun vendës nga pikat e grumbullimit në Lushnjë nuk kontrollohen për përmbajtjen e elementeve të dëmshme për organizmin e njeriut. E kundërta ndodh për mallrat që dalin jashtë vendit. Pikat e eksporteve kontrollohen nga vetë eksportuesit nëpërmjet një aparature të posaçme për nivelin e nitrateve. Nëse ato janë të larta, ngarkesa kthehet mbrapsht, me shumë gjasë për të përfunduar në tregjet shqiptare e më pas në tavolinat tona. Një analizë më e detajuar u kryhet ngarkesave në pikat doganore nga shteti ku ato eksportohen”, – shkruan televizioni “Klan”.




Tregu në Shqipëri
Ndërkohë, një situatë krejt ndryshe paraqitet për prodhimet bujqësore që përfundojnë në tregjet tona. Tregtarët nuk kanë asnjë fletë analize për garancinë e produkteve që shesin, ndërsa qytetarët ndihen tërësisht të pasigurt. Të gjithë drejtuesit e bujqësisë dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në qytetin e Lushnjës u kontaktuan për t’u pyetur se përse prodhimet bujqësore dalin në treg pa asnjë kontroll, por askush nuk pranoi të flasë.

Pikat e eksportit
Në Lushnjë ka 32 pika eksporti të ngritura dhe produktet e tyre nuk kalojnë jashtë vendit pa analizat fiziko kimike. Ndërkohë, 160 mijë tonë fruta dhe perime prodhohen në një vit në Lushnje dhe nga kjo sasi, 120 mijë tonë shkon për eksport dhe 40 mijë tonë janë për tregun vendës. Moskryerja e kontrolleve ka bërë që në tregjet shqiptare të përfundojnë produkte me nivele skandaloze të nitratit. Në disa teste të kryera nga televizioni “Klan” rezultoi se vetëm për pjeprin, niveli i nitratit arrinte deri në 850 miligramë për kilogramë, nga 90 miligramë që është norma maksimale e lejuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.