AKTUALITET

VIDEO/ “Gjest i bukur që nuk ndodh çdo ditë”, shqiptari gjen portofolin dhe ia kthen pronarit

15:16 - 11.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar në Itali ka surprizuar të gjithë, pasi ka gjetur një portofol dhe ka dashur t’ia kthejë pronarit.




I riu, i cili quhet Vinçenco, ka treguar për median italiane se e ka gjetur portofolin në rrugë dhe ka këmbëngulur të gjejë pronarin e tij.

“Po shkoja në punë, në orën 4 të mëngjesit. Po ecja pranë fshatit. Në asfalt gjeta portofolin., i thashë pronarit dhe ai më tha që nuk i njihte këta persona. Mora portofolin dhe erdha këtu tek thertorja. I thashë të zotit që nëse njihte këtë person, t’i jepte portofolin, pasi brenda kishte një dokument të rëndësishëm që mendoja se i duhej. Gjeta një numër, telefonova dhe gjeta të zotin”, rrëfeu shqiptari, i cili prej dy vitesh jeton dhe punon në Itali.

Umberto, i cili kishte bërë denoncimin pasi i kishte humbur portofoli, thotë se ishte surprizë kur e telefonuan në mëngjes dhe i dhanë lajmin e bukur që ky djalosh kishte gjetur sendet e tij personale.

Ai shton se do t’i japë numrin e tij të telefonit dhe për çdo gjë do të jetë i gatshëm ta ndihmojë.

Të dy, shqiptari dhe italiani, janë takuar brenda thertores në Giugliano in Campania, Napoli.

Pronari italian i thertores shprehet se është një gjest që i bëri përshtypje, pasi dëgjojmë gjerë të këqija dhe negative çdo ditë.

”Të dëgjosh për një gjest të tillë nga një njeri që mes thonjëzash le të themi se ka nevojë (për para) që vjen këtu dhe shqetësohet se kujt i kishte humbur portofoli me para, kartë krediti etj, është një gjest i bukur që nuk ndodh çdo ditë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.