Show-Bizz

Zbulohet programi/ Bes Kallaku dhe Marina Vjollca bashkë në show satirik

15:14 - 11.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Merkatoja e sezonit të ri televiziv duket se qenka hapur më herët se vitet e kaluara. Muajin që lamë pas Indeksonline mësoi se Ermal Mamaqi largohet këtë shtator nga televizioni Klan drejt një tjetër televizioni… me gjasë drejt Top Channel.




Nëse një program largohet, vjen një tjetër zëvendësues. Burime kanë rrëfyer se Bes Kallaku do të vijë sërish këtë sezon televiziv me një program të tijin, në prime time bashkë me Olsi Bylykun. Programi i aktorit të mirënjohur pritet të jetë në orën 20:00.

Ndërkohë që do të pasohet nga Duplexi i Turjan Hyskos, i cili do të spostohet në kohë. Asi nën mëngë i Besit është Marina Vjollca, e cila do të rikthehet sërish në televizionin Klan, por këtë herë krah Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut në një emision që do të ketë risi dhe prurje në përmbajtje.

Stafi i BE Caffe, skenaristi Vangjel Kozmai dhe gazetarja Suada Daci, do të vazhdojnë të jenë pjesë e show-t të ri që pritet të nisë në tv Klan. Shpresojmë që grupit t’u ecin planet në vijë dhe në shtator të na surprizojnë… siç bënë me BE Caffe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.