AKTUALITET

Video/ Basha e Kryemadhi në festën e SHBA-ve, Meta takon Ruçin

11:45 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada amerikane në Tiranë kremtoi mbrëmë Festën Kombëtare të Amerikës. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ishte në këtë festë me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj. Ndërsa e pranishme ishte edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bashkë me ish-deputeten Klajda Gjosha. Po ashtu, kryebashkiaku i konfirmuar i Tiranës, Erion Veliaj, ishte me bashkëshorten Ajola shumë afër kreut të opozitës Basha.




Festa kombëtare e SHBA-ve festohet në 4 korrik, por për shkak të situatës post-zgjedhore, kremtimet u zhvilluan mbrëmjen e dje-shme. Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë fotografuar pranë njëri-tjetrit në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë, ku po kremtohej festa e pavarësisë së SHBA-ve. Teksa Kuvendi i Shqipërisë ka nisur hetimet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, të dy janë parë në rresht të parë pranë njëri-tjetrit teksa ndiqnin aktivitetin për pavarësinë e SHBA-ve. E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones tha se Kushtetuta amerikane është themeli më i vjetër i demokracisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.