Sport

Berisha: Nuk u mendova dy herë për të shkuar te SPAL-i

11:06 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare

Etrit Berisha u largua pak ditë më parë nga Atalanta dhe u transferua te SPAL-i, aty ku synon që të ketë më shumë minuta. Ditën e djeshme, Berisha është prezantuar zyrtarisht para mediave dhe ka folur për herë të parë si portier i SPAL-it. Ai u shpreh se ka pranuar të transferohet për shkak se kërkon që të përmirësohet edhe më shumë. “Unë mendoj se eksperienca shërben më së shumti në fushë.



Tashmë njoh disa nga djemtë e ekipit dhe si kur jemi në fushë, gjithashtu do të duhet të bashkohemi në dhomat e zhveshjes. E rëndësishme do të jetë krijimi i një grupi, sepse Seria A është një kampionat i vështirë dhe ne do të duhet të përpiqemi të qëndrojmë së bashku, me qëllim që të arrijmë rezultatet. SPAL dhe Atalanta? Kur shkova për herë të parë tek Atalanta, gjeta një ekip që kishte për qëllim të shpëtonte. Pastaj në këto vite, ata janë rritur nga të gjitha këndvështrimet dhe këtu kam parë të njëjtin mentalitet, si jashtë dhe brenda fushës. Jam i lumtur dhe i bindur se do të jemi në gjendje të bëjmë një kampionat shumë të bukur. Pika e fortë? Duhet të përmirësohem në gabimet e mia, por edhe në pikat e forta të stërvitem gjithnjë e më shumë për të qenë në gjendje të jap një kontribut më të madh për ekipin. Personalisht unë ende mund të bëj një hap para në cilësi dhe kuptova menjëherë se kjo mundësi do të ishte mundësia e duhur për t’u përmirësuar si portier. Unë dua të rritem përsëri dhe të bëj gjërat e duhura”, tha Berisha.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *