AKTUALITET

EMRAT/Sulmi ndaj KZAZ 3 në Shkodër, lihen të lirë 5 të akuzuarit

09:51 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën se sigurisë për të arrestuarit, të përfshirë në incidentet e KZAZ numër 3 në shkollën “Shejnaze Juka”.




Gazetari Senaq Nikshiqi raporton për “Gazetën Shqiptare” se Apeli ka lënë në “detyrim paraqitjeje” të gjithë të arrestuarit. Kështu, “detyrim paraqitjeje” është dhënë për Adi Garucin, Orlando Thepin, Gentian Bytyçin dhe Alfred Nikollin.

Ndërkaq, Cesk Toma është lënë pa masë sigurie dhe ndalimi është konsideruar i paligjshëm.

Të gjithë personat e lartpërmendur dyshohet se kanë marrë pjesë në djegien e kutive në KZAZ numër 3 në Shkodër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.