AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet shqiptari në Angli, dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten 35-vjeçare

15:39 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij më 16 qershor të këtij viti.




Mediat britanike raportojnë se 45-vjeçari Fatos Xheta u ndalua dy ditë më parë nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij, 35-vjeçares Safie Xheta, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj.

Një ekzaminim pas vdekjes konfirmoi se gruaja ndërroi jetë si pasojë e plagosjes me thikë në qafë.

Pas hetimeve të para, autoritetet kanë ngritur dyshime se ka qenë pikërisht 45-vjeçari, ai që ka goditur me thikë gruan.

Këtë të premte ai ka dalë para trupës së Gjykatës së Oxford, ku me ndihmën e një përkthyesi ka pranuar se ai është 45-vjeçari Fatos Xheta, por nuk është shprehur rreth akuzës që rëndon ndaj tij.

Data e fillimit të gjyqit është caktuar për në 2 dhjetor, por ai do të dalë sërish para trupës gjyqësore më 29 gusht, ku do të lexohet aktakuza.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.