AKTUALITET

Gratë e Srebrenicës: Na mungojnë burrat dhe kafetë që i pinim bashkë

11:01 - 12.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dje u shënuan 22 vjet që kur janë masakruar 8,000 burra dhe djem boshnjakë myslimanë gjatë  gjenocidit 11 ditësh në  Srebrenicë. Trupat e të vrarëve e hodhën në varrezat masive. Edhe pse SHBA dhe Britania e Madhe kishin dijeni më herët se kjo masakër do të ndodhte, nuk bënë asgjë. Ndërsa, Rusia ende e refuzon ta quajë këtë tragjedi gjenocid.




Kur gratë e këtyre burrave të  vrarë janë  pyetur se çfarë u mungon më së shumti nga bashkëshortët e tyre, ato u përgjigjen se u mungon kafja që pinin së bashku.

Në korrik të vitit 2017,  në  Chikago, 8,000 filxhanë të  kafës janë derdhur për të nderuar jetën e 8,000 të masakruarve.

Stafi i Cair-Chicago dhe praktikantët e tyre i janë  bashkanagjitur komunitetit të  Bosnjës duke marrë pjesë  në instalacionin “Što Te Nema” (Pse nuk je),  për t’u solidarizuar me ta dhe për t’i nderuar ata që  e humbën jetën.

Artistja: Aida Šehović, PSE NUK JE


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.