BOTA

“I kam premtuar gruas se kurrë nuk do rri vetëm me femra”, politikani refuzon intervistën me gazetaren

16:35 - 12.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Robert Foster është një nga kandidatët për guvernator me siglën e republikanëve në Missisipi. Me siguri që do të mbetej larg vëmendjes mediatike po të mos kishte bërë një deklaratë të pazakontë. Ai po merr vëmendjen e mediave në mbarë botën pasi ka refuzuar ftesën e një gazetareje për ta intervistuar.




Dri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, e habitshme është arsyeja e refuzimit. Gazetarja Lerison Campbell tha se donte ta intervistonte kandidatin Robert Foster në kuadër të fushatës së tij, por ai refuzoi për faktin se kjo e fundit ishte grua.

Megjithatë, Foster thotë se ai e bëri këtë si një masë parandaluese, sepse ai nuk donte që dikush ta vinte në pikëpyetje martesën e tij ose të lejonte një gazetare që ta akuzonte më vonë se nuk e kishte respektuar apo ngacmuar.

Gjatë një interviste për CNN, kandidati 36-vjeçar për guvernator foli për fenë dhe theksoi se i ka premtuar gruas së tij se ai kurrë nuk do të qëndronte vetëm me dikë të gjinisë së kundërt.

Foster gjithashtu kritikoi edhe lëvizjen #MeToo, duke thënë se meshkujt po sulmojnë nga të gjitha anët.

“Unë nuk do ia lejoj vetes të vijë deri te një situatë, pas së cilës një grua mund të më akuzojë për diçka, pa qenë i pranishëm një person tjetër”, shton ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.