BLUETOOTH

Lamar, ‘diss’ Taynës: Më ke vjedhur idetë, ti përdor lëndë narkotike

17:55 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali Lufta mes repereve femra duket se është po aq e egër sa ajo mes meshkujve. ‘Diss’-at, mbretëresha e repit, shpejtësia në të repuar janë tematika kryesore e kohëve të fundit. Sa më e egër bëhet kjo “luftë”, aq më të njohura po bëhen në industrinë e muzikës.




Konkurrenca ka nxitur deri në përçarje dhe ofendime të rënda. Së fundmi, reperja nga Maroco Lamar ka postuar një video, ku duket se është një ‘diss’ i hapur për reperen nga Kosova, Tayna. Ky nuk është ‘diss’-i i parë që Lamari bënë kundrejt Taynës.

Kohë më parë ajo lançoi bashkëpunimin me Fiffin “Habibi”, këngë e cila ofendonte rëndë Taynën. Pas suksesit të “Habibit”, Lamar dhe Tayna u panë duke u argëtuar se bashku. Miqësia mes repereve nuk zgjati për shumë kohë, pasi Lamar e akuzoi Taynën se tentoi ta përdorte.

Bashkë me menaxherin e saj, Tayna asokohe i kishte premtuar Lamarit se do të bashkëpunonin, por e vetmja gjë që kishte bërë sipas Lamarit, i kishte vjedhur disa melodi këngësh, ku ndër to është edhe kënga “Pow Pow” dhe jo vetëm.

Për më tepër në klipet e fundit kemi vënë re një ngjashmëri stili në ‘look’ dhe në të repuar mes të dyjave. Edhe këtë gjë supozohet se Tayna e ka vjedhur nga këngëtarja marokene. E pas të gjitha këtyre, Lamar “u largua” nga shoqëria me Taynën. E vetme vazhdoi rrugëtimin në industrinë e muzikës dhe solli këngën “Next” dhe kjo një ‘diss’ tjetër për Taynën.

66390586_2127379894055774_3223018779759869952_n 66423238_404372370176786_3835220016517611520_n 66450123_491703114969790_728293717437317120_n 66441055_2268849579900476_3925073528373641216_n
<
>

Në një prononcim për “Gazeta shqiptare” marokenia thotë: “Tayna dhe producenti i saj donin të më nxirrnin jashtë loje, pasi vodhën idetë e mia. Në të vërtetë ajo nuk i shkruan vetë pjesët e repit në këngët e saj, Tayna nuk mund të shkuajë dot asgjë. Edhe producenti i saj e dinte fare mirë. Ne patëm raporte të mira me njëra-tjetrën, mirëpo ajo shkatërroi gjithçka me paramendim. Nuk është mirë kur dikush të vjedh stilin, vijat melodike dhe do të të uzurpojë idetë. Gjithsesi, unë premtoj që do vij më e fortë se kurrë e askush nuk ka për të më ndalur. Si i thonë asaj shprehjes: Çezarit jepi atë që i takon”!

Duhet të kujtojmë se këngëtarja bukuroshe nga Maroku ka sjellë një frymë tjetër në muzikë. Ajo ka bërë bujë me bashkëpunimin që pati me Fifin dhe me këngët që ka lançuar e vetme. Megjithatë, situata e krijuar nuk ka bërë që Lamar të revoltohet me të drejtë ndaj reperes nga Kosova.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale janë përdorur fjalë të rënda, madje akuzat vazhdojnë deri në përdorim të lëndëve narkotike nga Tayna. Lamar ndër të tjera paralajmëron se po kthehet dhe këtë herë po kthehet fuqimisht për t’i treguar vendin e gjithashtu për të vënë pikat mbi “i” një herë e përgjithmonë se kush është mbretëresha e vërtetë e repit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.