AKTUALITET

Lista e re, barnat me rimbursim që do të merren pranë farmacive të spitalit

19:30 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Prej datës 1 korrik të këtij viti ka hyrë në fuqi, vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e listës së barnave të rimbursueshme, që tregtohen në farmacitë e spitaleve. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot listën e plotë të medikamenteve që do të merren me rimbursim pranë këtyre farmacive. “Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e listës II të barnave, që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që i bashkëlidhet këtij vendimi; Miratimin e masës së mbulimit të çmimeve të barnave të rimbursueshme, të renditur sipas klasifikimit ATC, në masën 50% – 100%, sipas grupeve terapeutike dhe barnave të dhëna në pasqyrën I, që i bashkëlidhet këtij vendimi; Miratimin e marzheve të tregtimit për barnat e listës së rimbursueshme, përkatësisht në masën 8% e 24%, për tregtimin me shumicë dhe tregtimin me pakicë; Miratimin e marzheve të diferencuara të tregtimit me shumicë dhe me pakicë të disa barnave të listave I dhe II, të përcaktuara në pasqyrën II, që i bashkëlidhet këtij vendimi”,-thuhet në vendim.




Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili duhet të përcaktojë kufizimet në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e kësaj liste. “Ngarkohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të lidhë marrëveshje për reduktimin e çmimit të përcaktuar në këtë vendim me mbajtësit e autorizimit për tregtim, me miratimin e Këshillit Administrativ. Nëse gjatë periudhës kur ky vendim është në fuqi ulen çmimet për barnat e paregjistruara të listës ose barnat alternativë e vetme, që tregtohen në farmacitë e spitalit dhe farmacitë e rrjetit të hapur, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, reflekton uljen e çmimit të barit në listë. Pulla e kontrollit të barit do të lëshohet pas miratimit të çmimit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”,-bëhet me dije në vendim.

Lista e plote

ListaI_Spitalori_LBR2019


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.