KULTURË

Ministrja Elva Margariti, për Persida Asllanin: Gjashtë muaj ishin pak, mbështetësja ime më e madhe

10:20 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Kulturës Elva Margariti përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social ‘Facebook’ ka ‘përcjellë’ ish-drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani. Në mënyrë disi të papritur ajo la detyrën dy ditë më parë për t’iu kthyer jetës akademike.




“Në shumicën e herëve koha është e pamjaftueshme për të kuptuar dhe njohur dikë deri në fund. Gjashtë muaj ishin shumë pak për të realizuar projektet e nisura, por boll të mjaftueshme për të kuptuar dashamirësinë dhe vullnetin për të bërë punë të mira. Sot, do të kisha dashur të falënderoja pa fund miken dhe mbështetësen time në këto 6 muaj të punës në Ministria e Kulturës, Persida Asllani”, shkroi ministrja Margariti.

Ajo e falënderoi për punën e palodhur dhe përkushtimin e treguar në krye të Bibliotekës Kombëtare e Shqipërisë të një institucioni me vështirësi reale. “Faleminderit, që bashkë me stafin e BK, ia dolët të menaxhonit situata ekstreme; që së bashku e sollët Bibliotekën Kombëtare dhe librin më afër me lexuesin dhe studiuesit; që bëtë për vete edhe moshat e vogla, duke i njohur me horizontet që të hap të lexuarit; që zgjeruat bibliotekën digjitale me më shumë vepra të rralla, duke mos i lënë ata në “shenjtërinë” e tyre, por i bëtë t? prekshëm; që risollët mes nesh emra të mëdhenj të letrave, përmes konferencash e ekspozitash. Faleminderit Persida, për këmbënguljen për të ngritur një bibliotekë të re Kombëtare. Do të kisha dashur të të kisha pranë në këtë mision, jo të pamundur, por jam e bindur që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë më tej, me projekte të reja. Suksese në rrugën e zgjedhur, atë akademike”- përfundonte mesazhi i Margaritit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.