LIFE STYLE

Një martesë e palumtur e lëndon fëmijën më shumë se divorci

17:42 - 12.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Divorci gjithnjë sjell dhimbje, kryesisht tek fëmijët por edhe për bashkëshortët që vendosin t’i japin fund një martese. Megjithatë shpesh është zgjidhja më e mirë. Një martesë me probleme shkakton efekte te shumta negative te fëmijët.




Ekspertët thonë se një martese e keqe është shumë më e dëmshme për fëmijët se sa një divorc që mund të duket shkatërrues.

Nëse një divorc bëhet me dakodësi, pasi dukshëm marrëdhënia nuk ka më kuptim, mund të sjellë lumturi për fëmijët.

Ndërsa palumturia e fëmijëve mund të jetë e pashmangshme nëse ata bëhen dëshmitarë të një martese të tensionuar, që mund të mbahet edhe për hir të tyre.

Një martesë problematike ndikon në rritjen e fëmijëve, por dhe në të ardhen e tyre. Kjo për shkak se fëmijët priren ta pasqyrojnë modelin e pashëndetshëm të lidhjes së prindërve.

Ndër të tjera, tensionet mes prindërve i bëjnë fëmijët të ndihen të neglizhuar, të pasigurt dhe fajtorë. Kjo pastaj ndikon që ata fëmijë të rriten me pak vetëbesim dhe me ndjenjën se janë të pavlerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.