AKTUALITET

Video/ Përfundon Presidenca rumune, Soreca: Dha rekomandime pozitive për Shqipërinë

10:45 - 12.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfundon presidenca rumune në Këshillin e Bashkimit Europian. Në ceremoninë e zhvilluar sot  mori pjesë ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca dhe ambasadori rumun në vendin tonë Mircea Perpelea.




Soreca u shpreh se shteti rumun, në kohën që ka kryesuar Këshillin e BE ka dhënë rekomandime pozitive për Shqipërinë.

Ne po mirëpresim presidencën e radhës. Samiti i 9 majit ka qenë shumë i rëndësishëm për të gjithë punën tonë dhe kjo ishte ndër ngjarjet kryesore të presidencës rumune. Pjesë e axhendës ka qenë edhe zgjerimi i mëtejshëm i hapësirës së BE, duke plotësuar kushtet dhe standardet.

Ashtu siç e kanë thënë krerë të lartë të BE, presidenca rumune ka bërë shumë, i jap urimet e mia presidencës rumune për punën që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Patjetër që është përballur me një moment kompleks. BE po vendos liderët e rinj. Po bëhet një reformim i ri i pozicioneve në Bashkimin Europian. Pozicinet e reja të Komisionit Europian e marrin detyrën në fillim të tetorit.  Ekzekutivi me siguri po merr detyrat e reja. Është periudhë e ngjeshur për BE. Urime për punën që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe nën presidencën rumune”, tha Soreca.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.