AKTUALITET

Popullsia e botës 8 miliardë, Shqipëria po zhduket…Ky është lajm i keq!

12:31 - 12.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U deshën mijëra vite që popullsia e botës të arrinte shifrën 5 miliardë, gjë që ndodhi në vitin 1987. Tashmë që kanë kaluar rreth 32 vjet, bota ka thuajse 8 miliardë banorë.




Popullsia e planetit sot është 7,7 miliardë banorë dhe sipas këtij ritmi deri në vitin 2050 parashikohet që popullësia e botës të shtohet me 3 miliardë.

Nëse mbipopullimi ka shfaqur probleme tani, imagjinoni si do të jetë e ardhmja.

Megjithatë disa zona janë duke u “tkurrur” Sipas OKB, në 27 vende numri i popullsisë ka rënë 1 % ose më shumë që nga vitit 2010.

Shqipëria është vendi që do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë deri në fund të shekullit.

Sipas projeksionit bazë të OKB-së, në fund të këtij shekulli popullsia e Shqipërisë do të rrudhet në vetëm 1 milionë banorë, me një rënie prej 62 për qind krahasuar me shifrën aktuale.

Në disa vende ka ulje të shtimit të popullsisë, por kjo rënie kompensohet nga rritje më të mëdha të popullsisë në rajone të tjera.

Sipas studimeve, 9 vende, India, Nigeria, Pakistani, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Tanzania, Indonezia, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara do të sjellin më shumë se gjysmën e rritjes së planifikuar të popullsisë globale në vitin 2050.

Njerëzit në vendet e varfëra jetojnë më pak

Edhe pse popullsia po rritet, mesatarja e jetëgjatësisë pritet të ulet. Nga 72,6 vjeç, parashikohet të jetë 77.1 vjeç në vitin 20150. Por jetëgjatësia në vendet më pak të zhvilluara rezulton të jetë 7,4 vjet më pak se mesatrja globale. Sipas OKB kjo lidhet me nivelet e larta të vdekshmërisë foshnjore si dhe me epidemitë dhe dhunën që ekziston në vendet e përfshira në konflikte.

Shumë prej këtyre vendeve po mbipopullohen, e kjo pasohet nga probleme të shumta shoqërore dhe mjedisore. Ndër to mund të listojmë ngrohjen globale, shterimin e resurseve, ndotjen, kequshqyerjen, pabarazinë gjinore, përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse, etj.

Po bëhemi më të vjetër

Modelet tona të popullsisë tregojnë një tendencë alarmante: Jemi të plakur. Në vitin 2018 është shënuar një moment historik, për herë të parë, njerëzit mbi 65 vjeç në mbarë botën, i kanë tejkaluar shifrat e fëmijëve nën 5 vjeç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.