Aktualitet

Rinumërimi i kutive, Spiropali: Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte

13:55 - 12.07.19 gsh.al

Ministrja Elisa Spropali në një deklaratë nga selia rozë reagoi për rinumërimin e kutive në 11 qendra votimi në Lezhë pas votimeve të 30 qershorit.



“Janë 11 kuti që u rihapën për shkak të ankesave të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje dhe rezultatet tregojnë qartësisht se nuk ka pasur asnjë parregullsi. Në 10 prej kutive, janë ekzaktësisht të njëjtat vota që janë regjistruar edhe në tabelën përfundimtare të KQZ.

Në vetëm njërën prej kutive, figuruan tre vota të ngatërruara, por asnjë prej atyre votave nuk ka shkuar në favor të kandidatit të Partisë Socialiste. Janë tre vota, që janë ngatërruar midis kandidatëve Ndocaj dhe Kacaj, pa asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar.

Faktet janë kokëforta. Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte midis tabelave të publikuara nga KZAZ dhe rezultatit të rinumërimit”, tha ajo, duke deklaruar se zgjedhejt e 30 qershorit ishin ndarja nga e shkuara.

Deklarata e plotë e Elisa Spiropalit 

Për muaj me radhë, përpara 30 qershorit dëgjuam opozitën që të hidhte baltë të pandërprerë mbi Shqipërinë, shqiptarët dhe qeverinë. Sipas Bashës, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të kishte kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për të, edhe zgjedhjet që vetë PD drejtoi në vitin 2017, nuk ishin të rregullta. Kjo, sepse në logjikën ku 7 herë 7 bëjnë 42, zgjedhjet ku PD humbet nuk mund të konsiderohen kurrsesi si legjitime.

Për fat të mirë, sot, alibia e ngritur për parregullsitë e regjistruara në 30 qershor ka marrë një goditje përfundimtare. Prova më e mirë që nxjerr në dritë mashtrimin e Bashës është rinumërimi i 11 kutive në Lezhë.

Janë 11 kuti që u rihapën për shkak të ankesave të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje dhe rezultatet tregojnë qartësisht se nuk ka pasur asnjë parregullsi. Në 10 prej kutive, janë ekzaktësisht të njëjtat vota që janë regjistruar edhe në tabelën përfundimtare të KQZ.

Në vetëm njërën prej kutive, figuruan tre vota të ngatërruara, por asnjë prej atyre votave nuk ka shkuar në favor të kandidatit të Partisë Socialiste. Janë tre vota, që janë ngatërruar midis kandidatëve Ndocaj dhe Kacaj, pa asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar.

Faktet janë kokëforta. Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte midis tabelave të publikuara nga KZAZ dhe rezultatit të rinumërimit. Asnjëherë më parë në Shqipëri, aq më pak në kohën kur kryebashkiakët zgjidheshin jo me votë, por me vendim gjykate, si ne rastin e Bashes, standarti dhe transparenca e zgjedhjeve nuk ka qenë kaq e lartë.

Shqiptarët e kanë kuptuar shumë mirë hallin e Bashës, Berishës, Metës e Kryemadhit, por askush nuk mund t’i ndihmojë në këtë hall. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një ndarje e qartë nga e shkuara.

Pavarësisht kërcënimeve për dhunë, pavarësisht trazirave që opozita e bashkuar tentoi të krijonte, shqiptarët në masë refuzuan mesazhin e dhunës, duke zgjedhur, Shqipërinë Europiane që qytetarët meritojnë.

ERTV Live😊: Partia Socialiste, komunikim me publikun i zëdhënëses së kryesisë, Elisa Spiropali – Rinumërimi i 11 kutive në Lezhë me kërkesë të një kandidati kundërshtar të Partisë Socialiste, provoi se sa shumë ndryshojmë ne me partitë e “kutive të gabuara” e të manipulimeve të një kohe të shkuar, që sot festojnë një fitore imagjinare në dëshpërimin e tyre prej humbësish kronikë të pashërueshëm!

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 12 juillet 2019

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.