BOTA

SHBA do të nisë dëbimin masiv të emigrantëve të paligjshëm

09:34 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara thanë se do të nisin arrestimin e së paku 2,000 familjeve emigrante, që ligjërisht do të mund të dëbohen.




Operacioni mbarëkombëtar u kërkua nga presidenti Donald Trump, i cili premtoi se do të largojë “miliona” banorë të paligjshëm nga SHBA-ja.

Operacioni pritet të nisë më 14 korrik, pasi u shty muajin e kaluar.

Gazeta New York Times raportoi se bastisjet janë shtyrë për shkak të mospajtimeve brenda administratës.

Mbështetësit e të drejtave të emigrantëve shprehën zemërim mbi bastisjet e planifikuara në dhjetë qytete të mëdha.

Operacione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, megjithëse është e pazakonshme të shënjestrohen familje dhe jo imigrantë me histori kriminale.

Trump e ka bërë trajtimin e emigrimit të paligjshëm prioritet të administratës së tij, edhe pse kritikët thonë se ai përpiqet të krijojë armiqësi ndaj popullatave emigrante për qëllime politike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.