SHËNDET

Studimi jep alarmin, pijet me sheqer shkaktojnë kancer

14:38 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreziku i obezitetit si pasojë e pijeve me sheqer është i njohur dhe megjithatë, konsumi në mbarë botën vazhdon të rritet nga viti në vit.




Një studim shqetësues është publikuar së fundmi në “British Medical Journal” duke sugjeruar se mund të ketë një lidhje midis pijeve të gazuara dhe kancerit.

Studimi përfshinte 101,257 pjesëmarrës (21% meshkuj, 79% gra) të shëndetshëm dhe të moshës mbi 18 vjeç. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 42 vjeç.

Si fillim pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët rreth pijeve që ata konsumonin dhe më pas ata u ndoqën nga ekipi hulumtues për deri në nëntë vjet (nga viti 2009 deri në vitin 2018), të cilët masin konsumimin e tyre të përditshëm.

Kur rastet e kancerit u raportuan së pari në studim, u vërtetuan edhe nga të dhënat mjekësore dhe bazat e të dhënave të sigurimeve shëndetësore.

Gjatë studimit, janë diagnostikuar dhe vërtetuar 2.193 raste të kancerit të parë (693 kancer të gjirit, 291 kancer prostate dhe 166 kancere kolorektale).

Mosha mesatare në të cilën është bërë diagnoza e kancerit ishte 59 vjet. Ekipi hulumtues arriti në përfundimin se një qoftë një sasi prej 100ml në ditë të pijeve me sheqer shoqërohej me 18% rritje të rrezikut të kancerit të përgjithshëm dhe një rritje prej 22% të kancerit të gjirit.

Ndikim në të mund të ketë edhe shtimi i ponderuar në peshë, që vjen gjithashtu si pasojë e pijeve me sheqer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.