SPORT

Teuta për faqe të zezë, pëson 3 gola dhe nuk prodhon asgjë ndaj Ventspils

09:02 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teuta ishte skuadra e parë e Superligës që zbriti dje në fushë, ndërsa luajti sfidën e parë të vlefshme për Ligën e Europës kundër lituanezëve të Ventspilsit. Skuadra e drejtuar nga Blendi Shkëmbi e ka parë veten menjëherë në disavantazh, kur në minutën e pestë Serhiçuk ka përfituar nga një hutim i mbrojtjes durrsake dhe ka ndëshkuar Hidin në shtyllën e tij.




Teuta më pas e rriti shumë lojën e saj duke e mbajtur Ventspilsin për minuta të tëra në mesfushën e tij, por bregdetarët nuk arritën të ndërtonin aksione të mira goli. Nga ana tjetër, vendësit preferojnë kundërsulmin, për t’u zgjuar në fundin e pjesës së parë, që gjithsesi do të mbyllet me epërsinë minimale të të zotëve të shtëpisë. Panorama nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. Ventsplis shënoi edhe dy herë të tjera duke bërë durrsakët që të kapitullojnë. Rezultatin për 2-0 e fiksoi Ulimbasevs, që brenda zonës me një të djathtë saktë e la të palëvizur portierin Hidi. Blutë përpiqen të ndryshojnë diçka, por nuk kanë as forcë dhe as ide, ndërsa të zotët e shtëpisë do të gjejnë dhe golin e tretë. Ajegun shpërthen në krahun e djathtë dhe i pamarkuar depërton deri në zonë, duke e kaluar topin mes këmbëve të Hidit për rezultatin 3-0, rezultat që e bën mjaft komod kthimin për letonezët dhe shumë të vështirë përmbysjen për durrsakët, që do të kenë nevojë për më shumë sesa një mrekulli në “Niko Dovana”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.