AKTUALITET

Trajtohet për herë të parë për tumor një 7-vjeçar në QSUT

15:50 - 12.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 7-vjeçar është trajtuar me sukses në QSUT, duke u bërë i pari pacient në moshë pediatrike që merr trajtimin specifik cranio-spinal për trajtimin e tumorit.




Përmes një statusi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë publik lajmin si dhe ka falenderuar ekipin e mjekëve dhe infermierëve në QSUT.

“Rogeni përfundoi me sukses trajtimin e vështirë në Njësinë e Radioterapisë në Shërbimit Onkologjik të QSUT, ku ekipi mjekësor i Radioterapisë, neurokirurgjisë dhe onkopediatrisë realizuan për herë të parë trajtimin e specializuar cranio-spinal të një pacienti në moshë pediatrike.

Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT:

Një falenderim nga ♥️ për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve në QSUT, të cilët jo vetëm trajtuan me shumë profesionalizëm dhe dashuri Rogenin e vogël por stafi vendosi ta percjellë duke i bërë surprizë biçikletën që ai aq shumë e dëshironte!”, ka shkruar Manstirliu.

3 2 1 8
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.