AKTUALITET

Video/ Akuzat e forta live të 34-vjeçares: U bëra pleh në aksident

13:42 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në datën 17 dhjetor të vitit 2017, Aurora Ilia është përplasur nga një makinë teksa po shkonte në dyqan të blinte disa ushqime. Pas përplasjes ka përfunduar pa ndjenja në tokë dhe pas mbërritjes së ambulancës ka përfunduar në spitalin e Traumës.




E ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti trasmetuar në News 24, Aurora flet me rezerva për kujdesin e treguar nga mjekët dhe stafi i spitalit.

Si pasojë e aksidentit ka pësuar fraktura dhe shembje në gjithë trupin. Atë ditë nuk ka dhënë asnjë deklaratë për policinë, por gjithçka ndodhi më pas ka qënë sipas saj, e manipuluar që drejtuesi i mjetit të dilte i pafajshëm në këtë histori. Pasojat janë të rënda dhe ajo thotë se i vuan akoma edhe sot.

Auorora kërkoi zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe nxjerrjen në dritë të së vërtetës, për të përfituar me pas dëmshpërblimin që i takon për dëmin që ju shkaktua.

Gruaja tregoi se pavarësisht aksidentit u zhgënjye nga stafi mjekësor i Traumës, të cilët nuk janë kujdesur për të.

“Në atë moment isha e vetme kur më përplasi makinën. Dëgjova vetëm një zë që tha ta ndihmojmë dhe dy të tjerë thoshin lëre makinën dhe ikim. Ata pritën aty, trupin e kisha pleh kur erdhi ambulance, më bënë direct morfinë se dhimbjet ishin të shumta. Në spital nuk më shërbyen tamam, me nxorën nga spitali në tre të natës, në shi. I shërbyet boll thoshin, nuk e di si më nxorën”,- tregon Aurora mes lotësh.

Ajo madje tha se kundërshton vendimin e gjykatave për ta nxjerrë të pafajshëm personin që shkaktoi aksidentin.

“Dua drejtësi. E shihni edhe vetë gjendjen time, e shihni si jam katandisur. Ai person nuk mund të ndalë i pafajshëm”,- tha ajo në News 24.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.