BLUETOOTH

Dasmë në horizont? Rrëfehet Tea Zhuli: Fustanin do ta stiloj vetë!

18:00 - 13.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Flet ish-banorja e “Big Brother”:  Këmbët në uthull dhe peripecitë për të qenë modele. “Bashkëjetesa është e bukur, ndihem e plotësuar!”




Të gjithë e mbajmë mend bukuroshen e reality show-t të njohur “Big Brother”, Tea Zhuli. Ajo gjithmonë ka rënë në sy për pamjen e saj tërheqëse dhe trupin e gjithmonë në formë të një modeleje. Por me çfarë merret ajo sot dhe si është jeta e saj si stiliste? Gjithashtu, ajo vitin e kaluar nisi bashkëjetesën me ish-banorin tjetër të ‘Big Brother’, Kristin me të cilin këtë verë mbushin një vit të fejuar. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Tea na rrëfen gjithë prapaskenat e marrëdhënies dhe projektet e saj të modës. Gjithashtu, në rrëfimin e saj tregon edhe për sakrificat e bëra për të patur një trup modeleje dhe peripecitë e kaluara. Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme!

Pas daljes nga Big Brother, iu përkushtuat pasionit të modës dhe i jeni dedikuar linjës së rrobave të banjës. Si po ecën kjo rrugë që keni nisur? Kush i parapëlqen më tepër t’i blejë, shqiptarët, italianët apo edhe më gjerë?

Pas modës kam qenë e apasionuar që fëmijë. Ka qenë ëndrra ime, ndoshta si e çdo vajze. Në moshë të vogël 16- 19 vjeçare kam marrë pjesë në shumë sfilata në Itali ku dhe jam vlerësuar. Pas daljes sime nga “Big Brother”, qëllimi im i vetëm ishte ky që po realizoj. Kam punuar shumë për të krijuar linjën time jo vetëm në rroba banje. Rrugë e vështirë, por e bukur. Rrobat e mia parapëlqehen më shumë nga tregu i huaj, Europë e më tej po edhe tregu shqiptar edhe ai kosovar sidomos, nuk ngelet mbrapa.

Për çfarë i keni përfunduar studimet? A do të donit të kishit zgjedhur një rrugë tjetër?

Jam diplomuar për estetikë në Itali dhe më ka pëlqyer shumë.

Ju jeni fejuar vjet me ish-konkurrentin e ‘Big Brother’. E prisnit më parë se do të lidhnit jetën bashkë?

Po, përderisa mbaj unazën e tij në dorë!

Si po shkon bashkëjetesa? Ka ndryshuar ndonjë gjë nga jeta single?

Shumë bukur. Sigurisht që ka ndryshuar, tani ndihesh e plotësuar!

Kur keni në plan për martesë? Nëse po, do të dëshironit ta stilonit ju fustanin tuaj?

Është ende herët po kur të vijë koha, sigurisht që fustani do jetë i stiluar nga unë!

tea 13 tea 1 tea 2 tea 4 tea 5 tea 6 tea 7 tea 8 tea 9 tea 10 tea 11 tea 12
<
>

Tea, keni një trup me linja fantastike. A keni patur propozime për modeling? Keni marrë pjese diku konkretisht?

Faleminderit! Kam punuar që e vogël në Itali si modele në moshën 16 deri në 19 vjeçare. Më ka zbuluar menaxheri im rrugës për të shkuar në shkollë. Ka qenë diçka e vështirë. Kur je 16 vjeç nuk është si mund ta imagjinosh të qenit modele. Për një vajzë 16 vjeçare të ketë të zënë çdo të premte, të shtunë edhe të diel. Nuk ishte diçka e bukur të bëja kujdes me ushqimin edhe të fusja këmbët në vaskë, çdo darkë, me ujë me uthull për t’i pasur sa me të bukura. Nuk ka qenë diçka e lehtë prandaj edhe në moshën 19 vjeçare e lashë sepse pata probleme me anoreksinë, diçka që shumë vajza në fushën e modës në Itali kalojnë. Konkretisht kam punuar për agjencinë “Modella Oggi” në Itali.

Cilat janë pasionet e tjera tuajat që i praktikoni në përditshmëri?

Një nga pasionet e mija të ngelura peng është baleti. Më bën të qaj sa herë shoh një shfaqje të baletit klasik. Një tjetër pasion është vizatimi. E praktikoj sa herë frymëzohem ose jam e mërzitur, dhe patjetër në fund kafshët. Ato falin dashuri pa kushte.

Me kë nga ish-banorët keni ruajtur marrëdhënie të mira?

Jo, nuk kam asnjë lloj marrëdhënie përveç Stilianit.

Nga vjen frymëzimi dhe pasioni juaj për modën? Si nisi ky pasion?

Gjyshja ime akoma edhe sot që është 79 vjeç, çdo gjë e ka të qepur edhe të kombinuar ashtu siç ajo dëshiron. Frymëzohem nga çdo gjë, çdo gjë e bukur më frymëzon.

Çfarë  vlerësoni më tepër tek partneri dhe çfarë nuk toleroni?

Sinqeritetin edhe dashurinë. Ajo që nuk toleroj është gënjeshtra.

 Çdokush ka një shprehje që frymëzohet çdo ditë. Cila është e juaja?

Shprehja që më frymëzon më shumë është shprehja e gjyshit tim të shtrenjtë …”O njeriu me mend, futja thikën shpirtit tënd. Sa ç’të dhemb, aq më dhemb!”

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.