Kryesore

Del nga burgu Nehat Kulla, vrau në 1997 shoferin e zv.ministrit

16:13 - 13.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka lënë sot qelinë Nehat Kulla. “Gjenerali” që në vitin e mbrapshtë 1997, krijoi një “komisariat policie” në zonën e “Kinostudios”, ka përfunduar sot dënimin.




Pas arrestimit në vitin 2005, ai prej 15 vitesh ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata.

Banda e Nehat Kullës

Ka funksionuar në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, ku edhe ishin anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Nehat Kulla.

Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Kulla asokohe ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.