AKTUALITET

Meta nuk e dekreton në krye të Akademisë, Gjinushi: S’dorëhiqem!

16:52 - 13.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të premten, Presidenti Meta, refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, i zgjedhur në datë 24 maj të këtij viti.




Në një intervistë për Top Channel, Skënder Gjinushi, e quajti dekretin e presidentit të pavlefshëm dhe se zgjedhjet janë legjitime.

“Rezultati i zgjedhjeve është bërë publikisht i njohur dhe zyrtarisht dhe ligjërisht. Dhe është një rezultat i pa cënuar dhe i paprekur nga askush. Presidenti i Republikës nuk mund ta zhbëjë procesin zgjedhor të zhvilluar pranë këtyre institucioneve autonome. Kështu që dekreti është haptas nul, haptas një vendim absolutisht i pavlefshëm, sepse nuk ka asnjë referencë në ligjin e Akademisë së Shkencave, ku thuhet se mund të refuzohet emërimi”, u shpreh Gjinushi.

Por a do të vazhdojë ai të qëndrojë në krye të Akademisë së Shkencave pas refuzimit të Metës?

“Këtu nuk ka rëndësi a ia bëri mirë Meta-Gjinushit, apo Gjinushi s’iu bind Metës, e kështu me radhë. Duhen kuptuar kush janë pasojat juridike, kush janë pasojat në cenimin e Shtetit të së Drejtës. Duhen kuptuar kush janë pasojat që vijnë nga një precedent i tillë”, thotë ai.

Gjinushi i bindur për rezultatin e zgjedhjeve dhe se nuk ka shkelje në emërimin e tij, i bëri edhe një sfidë Presidentit Meta.

“Vetë Presidenti ka kandiduar duke qenë kryetar partie. Le të jap shembullin, pra të jap dorëheqjen për këtë shkak. Unë nuk do e jap dorëheqjen për këtë shkak”, shprehet Skënder Gjinushi.

Por si do të zgjidhet ky ngërç? Në një bisedë telefonike për Top Channel, akademiku Beqir Meta, u shpreh se pas dekretit refuzues të Metës, mund të shihet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Ai gjithashtu shtoi se mund të ketë edhe ndryshime në statutin e Akademisë së Shkencave, që në çdo palë zgjedhje për këtë institucion, të ketë gjithnjë kandidatë alternativës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.