AKTUALITET

Moshatarët e saj “mjeshtra” Instagrami, 17-vjeçarja në Përrenjas ka pasion rritjen e bletëve

15:50 - 13.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhuana Skura është vetëm 17 vjeçe, por që në fillim të adoleshencës ajo zbuloi tek vetja një pasion, që jo çdokush e ka në moshën e saj.




Xhuanës i pëlqen të kujdeset për bletët dhe tashmë ka 20 koshere në shtëpinë e saj në Pishkash të Prrenjasit.

Xhuana sot gjendet në rrugën mes Universitetit dhe bletëve të saj, atë familje të vogël të cilën e krijoi kur ishte 14 vjeçe, por kjo duket se nuk do ta pengojë, madje është një motiv për të vijuar më tej.

“Nëse s’do të kisha ngritur këtë aktivitet familjar, ndoshta do të më duhej të shkoja jashtë shtetit për të punuar”, thotë ajo.

Xhuana fton të rinjtë të ndjekin pasionet e tyre, në vendin e tyre dhe emigracioni të mos jetë alternative jetese.T.CH


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.