AKTUALITET

Nisi të çalonte, këmbët nuk e mbanin më, hodhi një shikim fëmijëve dhe…

15:10 - 13.07.19 Nga Ilir Hoxholli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nisi të çalonte çdo ditë e më shumë, këmbët nuk e mbanin më, hodhi një shikim fëmijëve dhe tha; jo jo duhet të çohem! Provoi, por një dhimbje ia çau ashtin e kockës dhe shpirtit. U ul nuk mundi më. I shikoi sërish fëmijët, ah dhimbje lermë t’i ushqej, lermë t’i rris, lermë të shkoj në punë.




Fëmijët ishin strukur e asnjë fjalë nuk mundën të thonin. A të qanin për nënën e tyre, a të qanin për bukën e gojës, te vegjël për të kuptuar, se tek ajo këmbë varet jeta e tyre.

Nuk dua ta zgjas këtë histori që nuk u dha në media, por kjo bamirësi dhe ngjashëm me këtë edhe të një kryefamiljari tjetër bëri që pas operimit me sukses këta njerëz punëtorë t’i rikthehen punës. Të mbajnë familjet e tyre, të mos jenë barrë e shoqërisë. Sa dashuri kanë këto bamirësi, sepse janë bamirësi që vazhdojnë, si bamirësitë për jetimët, qe duan të mësojnë, të kenë një strehëz. 


Franko, djaloshi mund të nisë një jetë të re. Njëri prej vëllezërve të tij nuk ka ecur kurrë, tha; shpëtoni Frankon! Sa dashuri, ndonjëherë të duket se jeton në një botë tjeter. Ndonjëherë duket sikur po shikon një film e të mbetet gjatë në memorie. 


Eh vendi im sa nevojë ke për lajme të mira, për dashuri, për një fjalë të mirë. Keni parë lotin e jetimit sa peshon? Kur bie në tokë, ajo dridhet, nuk e mban dot. Keni parë buzeqeshjen e jetimit, ajo është më e bukura në botë, eh për sa buzëqeshje ke nevojë o vendi im. Mbase nuk është lajmi i një fëmije me prindër të famshëm, por një vepër e madhe e një fëmije pa emër në mesin tonë, por me një emër të madh tek Zoti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.