Kryesore

Pranimet në universitete, sa do të jetë nota mesatare për çdo degë

19:00 - 13.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Të gjithë maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në një prej institucioneve të arsimit të lartë në vend, tashmë mund të njihen me mesataren që duhet të përmbushin për çdo degë.




Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi ndryshimi në vendimin nr. 295 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2019-2020”.

“Gazeta Shqiptare” zbardh sot tabelat e plota me notën mesatare minimale për çdo degë që duhet të plotësojnë maturantët e interesuar.

“Me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Shtojca 1, që i bashkëlidhet vendimit nr. 295, datë 10.5.2019, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, – theksohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

FZ-2019-101_Page_1 FZ-2019-101_Page_2 FZ-2019-101_Page_3
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.