BLUETOOTH

Tendenca ‘biondë’ po ‘pushton’ VIP-at, ja kush e ka radhën tani

20:10 - 13.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para disa vitesh nëse s’kishe lindur me flokët biondë, as që mund të mendohej që një mashkull të ‘vinte dorë’ duke i lyer me bojë e sa hap e mbyll sytë të çelte ngjyrën nga të zeza, në fjala bie të verdha, apo edhe platin.




Por ja që kohët kanë ndryshuar dhe tani po bëhet çdo herë e më familjare që edhe meshkujt të drejtohen për tek parukieri e të bëjnë ndryshime drastike qofshin këto edhe në ngjyrën e flokëve! Më i fundit që i është bashkuar trendit është prezantuesi  Flori Gjini.

Flori, i cili këtë të hënë do të rikthehet në ekran me emisionin veror “Pushime on Top” ka menduar të ndryshojë look duke u bërë biond. Kujtojmë se më përpara, ai që solli ndryshimin drastik në flokët e tij është reperi Mozik, i cili krejt papritur u shfaq me flokët e bardha. Edhe këngëtari Majk surprizoi jo pak teksa disa ditë më parë postoi një foto, ku u pa të kishte çelur në mënyrë drastike ngjyrën e flokëve, duke u kthyer në biond me flokë pothuajse të bardha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.