AKTUALITET

Video/ Silva Caka: Të shpallet dekreti i Ri i Metës, përndryshe pasoja penale

14:40 - 13.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Vonesa e botimit të Dekretit të Ri të Presidentit të Republikës Ilir Meta për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal më 13 tetor është detyrim ligjor dhe kushdo që tenton të vijojë me këtë skenar do të përballet me pasoja penale.”




Ish deputetja e LSI, Silva Caka shprehet se eksponentë të maxhoranëcës po përpiqen që të bëjnë artifica ligjore, pasi janë të vetëdishëm se shpallja nga Qëndra e Publikimeve Zyrtare të Dekretit të Presidentit ngarkon KQZ që të nisë përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Caka thekson se Kryeministri i vendit Edi Rama kërkon që të shfokusojë vëmendjen qytetarëve nga skandalet e qeverisë së tij dhe për këtë qëllim krijon fronte imagjinare lufte me Presidentin e Republikes.

Sipas saj votuesit i bënë ballë propagandës së Ramës, duke bojkotuar votimet moniste, e për pasojë duke e nxjerrë Ramën cullak përpallë opinionit.

Caka thekson se Rama qëllimisht përhap lajme për negociata mes PD dhe PS, por harron se numri i madh i protestuesve nuk përkthehet në amnistimi ndaj Ramës por largim i tij pa kushte.

Komentet, Caka i bëri nga Studio e Emisionit “Politika Online” në Gazeta Shqiptare dhe Balkan Web.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.