Kryesore

Ivica Buljan/ Regjisori i famshëm kroat, kritikë politikanëve të Ballkanit me ‘Jul Çezarin’

18:00 - 14.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ben Andoni –  Kur Shqipëria është e kapluar nga situata të pafundme krize politike, një regjisor kroat tenton të edukojë publikun me teatrin, por edhe të japë mesazhe të qarta për politikën. Tragjedia e njohur e Shekspirit “Jul Qezar” do jetë në skenë dhe do të synojë të përcjellë në kohët e reja përballjen me pushtetin. Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” , i cili po bashkëpunon me regjisorin Ivica Buljan, i cili është mundësuar dhe falë producentit të njohur Pleurat Himaduma, ka bërë një zgjedhje që duhet vlerësuar jashtëzakonisht. Shpresa është të jetë në mesin e Korrikut dhe regjisori planifikon që shfaqja të realizohet në mjediset e jashtme të Teatrit Kombëtar: bazenin dhe sheshin para teatrit.




Regjisori kroat ka kohë që e ka kaluar synimin e tij për njohje dhe sfida, kurse jeta e vet ndahet mes Kroacisë dhe Sllovenisë. Për ata që nuk e dinë, artisti Buljan është nga artistët më të njohur të kohës në teatër dhe pak kohë më parë është konsideruar si një nga 10 regjisorët më të mirë në botë, shpallur nga “New York Times”.
E veçanta me këtë njeri nuk është thjesht aftësia profesionale, por mesazhet politike dhe filozofike që do të përcjellë me lëmin e vet. E quan veten një nxënës të Zhizhek, filozofit kontrovers ballkanik, por duket se formimi i tij mbart shumë nga kultura perëndimore. Dhe, që në mënyrën sesi punon me aktorët ti arrin të kuptosh mesazhet që përcjell ky njeri, i cili pikë së pari misionin e kërkon nga ana e artistëve të tij.

Profesionist i përkorë, i sjellshëm, modest, i përqendruar, ai mund të kundrohet si një njeri fare i thjeshtë, por në fakt statura e tij mbart shumë. Jo thjesht se e ka shtuar gjeografinë artistike të Ballkanit, por është një individ që nuk di të ndalet. Dhe, një artist i tillë duhet të vlerësohet sepse peshën e madhe të artit e ndan si përgjegjësi të vetë tij, artistëve që ai drejton dhe publikut që dëgjon. Në konceptin e Ivica Buljan, teatri është më shumë se edukim është një art sublim, paçka trendëve të sotme të kohës.
“Bota e sotme është e komplikuar, shumë më e komplikuar se sa në vitet tetëdhjetë, kur unë u formova, ose edhe në vitet e nëntëdhjeta, kur ra Perdja e Hekurt dhe u krijua një rend i ri evropian. Planeti Toka është bërë viktimë e kapitalizmit global. Të gjithë ne po luftojmë me problemet e ndotjes, ndryshimeve klimatike, frikën e konflikteve të luftës, duke u kthyer drejt politikave nacionaliste dhe totalitare, të cilat e shtypin lirinë. Nga ana tjetër, bota është globale, dhe është shumë e lehtë për të marrë informacion, e për t’u takuar njerëz. Procesi i progresit ka qenë i ngadalshëm në Ballkan gjatë shekujve. Demokracitë që po përpiqemi t’i krijojmë me shumë vështirësi, kanë një traditë të ndryshme në Ballkan krahasuar me atë që bëhet në Evropën Veriore. Atje teatri është pjesë e jetës shoqërore, e fokusuar në elitën. Te ne, teatri ngjan me realitetin show që zhvillohet në Parlament, në Qeveri, në media. Ka raste të shumta korrupsioni, abuzimi, e politikanët që sillen si komedianë të këqij”, citohet ai për ‘Milosao’.

A mund ta paraqitni shkurtimisht për publikun punën tuaj deri më tani?
“Pas studimeve për Letërsi Krahasuese në Universitetin e Zagrebit, ndoqa Akademinë Eksperimentale të Teatrit në Paris, të cilën asokohe e drejtonte Michelle Kokosowski. Fillova të merrem me regjisurë në vitin 1995 në Lubjanë, e shumica e opusit tim krijues lidhet po me Slloveninë. Atje themelova një Teatër privat “Mini Teatar” që shënon këtë vit njëzet vjetorin e krijimit. Isha drejtor i Teatrit Kombëtar Kroat në Split dhe për pesë vjet kam qenë edhe Drejtor i Teatrit Kombëtar në Zagreb. Kam realizuar regjizurat e gati më shumë se pesëdhjetë shfaqjeve në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Francë, Itali, Norvegji, Hungari, Portugali, Belgjikë, Rusi, Mali i Zi, Bregu i Fildishtë dhe Serbi. Shfaqjet e mia janë luajtur në festivalet e ndryshme teatrore në New York, Paris, Romë, Berlin, Vjenë, Madrid, Moskë, Seul, Karakas, Havanë … Kam realizuar në teatër tekste të Marina Cvetajevës, Pier Paolo Pasolini, Bernard-Marie Koltes, Heiner Muller, Elfriede Jelinek, Robert Boliano dhe të shumë autorëve bashkëkohorë kroatë dhe sllovenë”.
– Ju keni marrë shumë çmime për punën tuaj, prej medaljes së nderit të qytetit të Havanës; vlerësimit më të lartë kulturor të Republikës së Sllovenisë, Çmimin e Fondacionit Prešern. Qeveria e Republikës Franceze ju ka blatuar Urdhrin e Kalorësit të Artit dhe Letërsisë. New York Times, vitin e kaluar, e vlerësoi performancën tuaj në Gjermani “Balkon” një nga dhjetë performancat më të mira që u shfaqën vitin e kaluar. Si ndodhi që erdhët kaq vonë në Shqipëri për të drejtuar Jul Cezarin, pasi ne e vlerësojmë shumë punën tuaj?
“Udhëtimi im teatror është i shënuar nga shumë kultura dhe po ashtu edhe nga ndikime të ndryshme. E kam marrë shijen e teatrit qysh në vitet e tetëdhjeta, kur Jugosllavia asokohe ishte një forcë teatrore botërore. Atëbotë kishim festivalet e BITEF në Beograd, Eurokaz në Zagreb. Teatri kroat është një përzierje e ndikimit gjerman në veri; në Zagreb i atij Mesdhetar kurse në Split dhe Dubrovnik natyrisht që ruante ndikimin sllav. Studimet e mia në Francë hapën interesin ndaj autorëve të shquar francezë, dhe në ato vite mësuesit e mi ishin Antoine Vitez, Patrice Chereau, Heiner Muller, Anatoly Vasilyev dhe Pyotr Fomenko. Përveç kësaj, më interesonte skena Jugosllave e avant-gardës së asaj kohe, prej grupit “Kugla” në Zagreb; lëvizjes NSK në Lubjanë; si dhe artistëve të mëdhenj të tillë si Tomislav Gotovac. Në Francë, u prezantova në teatrin “Antoine Artaud”, por në Nju Jork më thirri Ellen Stewart për të pasur drejtimin në teatrin e saj të famshëm “La Mama”. Avangarda e Nju Jorkut dhe grupi “Living Theater” më lanë një përshtypje të fortë. Rruga e jetës më çoi më vonë në Afrikë ku bashkëpunova me muzikantë dhe aktorë prej të cilëve mësova shumë.
Miku im Pleurat Himaduna, i cili është një nga producentët më të mëdhenj nga ish-Jugosllavia më ka lidhur me drejtorin e Teatrit Eksperimental Kiço Londo dhe kur ky më ftoi për të punuar në Tiranë, unë e pranova ftesën me shumë kënaqësi”.

A keni njohur diçka më parë për teatrin shqiptar?
“Kam marrë pjesë me shfaqjen “Edipi” sipas tragjedisë së Senekës në Butrint në Festivalin Mesdhetar të vitit 2001 dhe ende mbaj në kujtesë shumë shkrime të shkëputura nga mediat shqiptare, kurse në vitin 2006 isha sërish mysafir në Festivalin në Elbasan me shfaqjen “Medea material” nga Heiner Muller. Teatrin shqiptar deri sa arrita në Tiranë e njihja vetëm nëpërmjet shfaqjeve që arrita të shihja në këto festivale”.

Njerëzit në Ballkan, në përcaktimin e antropologëve, janë me të vërtetë njerëz teatralë. A mendoni se për këtë fakt është i vështirë të bëhet teatër në Ballkan?
“Bota e sotme është e komplikuar, madje shumë më e komplikuar se sa në vitet tetëdhjetë, kur unë u formova në botën e teatrit, ose edhe në vitet e nëntëdhjeta, kur ra Perdja e Hekurt dhe u krijua një rend i ri evropian. Planeti Tokë është bërë viktimë e kapitalizmit global. Të gjithë ne po luftojmë me problemet e ndotjes, ndryshimeve klimatike, frikën e konflikteve të luftës, duke u kthyer drejt politikave nacionaliste dhe totalitare, të cilat e shtypin lirinë. Nga ana tjetër, bota është bërë globale, dhe tashmë është shumë e lehtë për të marrë informacion, e për t’u takuar kudo njerëz.


Procesi i progresit ka qenë i ngadalshëm në Ballkan gjatë shekujve. Demokracitë që po përpiqemi t’i krijojmë me shumë vështirësi, kanë një traditë të ndryshme në Ballkan krahasuar me atë zhvillim që bëhet në Evropën Veriore. Atje teatri është pjesë e jetës shoqërore, e fokusuar në elitën. Te ne, teatri ngjan me realitetin show që zhvillohet në Parlament, në Qeveri, në media. Ka raste të shumta korrupsioni, abuzimi, e politikanët që sillen si komedianë të këqij. Ata na gënjejnë, na vjedhin, na përqeshin në fytyrë, dhe në fund kërkojnë votat tona në zgjedhje. Për hir të së vërtetës, ky nuk është vetëm një specialitet i Ballkanit, le të shohim se çfarë po bën Trump në Amerikë, si po degradojnë arritjet e demokracisë në Brazil, sesi Evropa Qendrore po shkon drejt totalitarizmit. Prandaj, ne profesionistët, kemi përgjegjësi të madhe për të imponuar teatrin si një të kaluar të rëndësishme kulturore, por edhe si një mjet për të mësuar tiparet demokratike. Teatri ka një funksion të rëndësishëm arsimor dhe iluminist”.
A jep pjesa e “Jul Qezarit”, në konceptin tuaj, mesazhe të qarta për politikën e sotme?

“Shekspiri e shkroi tragjedinë e Julius Caesar në vitin 1599, bazuar në ngjarjen e vërtetë nga viti 44 p.e.s. prej historisë së Perandorisë Romake. Bashkëkohësit e Shekspirit e njihnin mirë historinë, ndaj janë hedhur paralele mes përfaqësimit të Jul Çezarit dhe ndryshimet në Romë nga Republika drejt tiranisë dhe trendin gjatë epokës elizabetiane i cili shkoi në forcimin e pushtetit absolut monarkik.

Pra, në mes të ngjarjeve reale historike dhe kohën e dramës së Shekspirit kur u shkrua kishte plot 1600 vjet ndryshim, kurse në mes të Shekspirit dhe neve, pak më shumë se 400 vjet. Bota ka ndryshuar rrënjësisht, njerëzit kanë arritur të fluturojnë në hapësirë, njohin mrekullisht trupat e tyre fizikë, për të luftuar më pak se kurrë në histori, dhe kanë gjetur deri ilaçe specifikë kundër sëmundjeve të ndryshme. Një gjë që nuk ka ndryshuar quhet tirani. Mesazhi i shfaqjes së Julius Caesar është se çdo gjë e shtetit është publike (Res Publicae) dhe për shëndetin e saj të gjithë duhet të kemi parasysh, dhe ne nuk mund të lënë atë në duart e tiranëve dhe diktatorëve. Paralelet me gjendjen e sotme në Shqipëri, Kroaci, Hungari apo Amerikë janë shumë të qarta”.

A mundet teatri sot t’i përqasë temat klasike të sotme?
“Megjithëse jam i orientuar drejt teksteve dhe strategjive moderne të menaxhimit, klasiken e konsideroj si një burim i pashtershëm i njohurive dhe ndjenjave. Unë jam shumë i obsesionuar pas psikoanalizës. Ashtu si fëmijëria dhe ëndrrat, që konsiderohen si një burim i pafund i frymëzimit njerëzor, por edhe trauma e jetës sonë, arti klasik, ofron një numër të arketipave i cili mund të na ndihmojë të zgjidhim dilemat që na ndjekin sot. Mësuesi im i madh është filozofi slloven Sllavoj Zhizhek, librat e të cilit më kanë ndihmuar shumë në kuptimin e marrëdhënieve komplekse midis klasikëve dhe interpretimeve të sotme. Shakespeare në një mënyrë të shkëlqyer flet për dilemën e Brutit, i cili duhet të zgjedhë midis besnikërisë ndaj një miku dhe shërbimit të sinqertë të vendit. Motivi i gruas së tij Porcius është shumë i zakonshëm në artin barok, dhe sot ajo simbolizon natyrën masokiste të njeriut. Imazhi i saj bashkëkohor mund të shihet në filmin e njohur të Haneke “Mësuesja e pianos”. Ëndrra e Kalpurni është një nga skenat më të tmerrshme që na kujton “Zogjtë” e Hitchcock”.

Si e përshkruani konceptin tuaj të regjisë?
“Puna ime fillon në këtë mënyrë: fillimisht i kushtohem analizës së thellë të tekstit për dy javët e para, proces që përbën një pjesë thelbësore të zhvillimit të dramës për mua. Aktorët duhet të dinë jo vetëm përmbajtjen e shfaqjes, por edhe lidhjen e saj me tekstet e tjera, fikshën dhe teori. Ata duhet ta krahasojnë materialin me ato që dihen deri atëherë nga filmi dhe arti. Vetëm atëherë fillojmë e ngremë skenat. Aktorëve u jap disa detyra mistike të bazuara në tekstet e Artaudit. Paralelisht, e bëjmë këtë proces me stërvitjen fizike. Unë ua përsëris atyre se puna ime nuk është të krijoj mizanskena. Si regjisor përpiqem t’i udhëzoj në hapësirat e lirisë. Tek mua ndikimi vendimtar i dekadave të fundit vjen nga teoricieni gjerman Hans-Thies Lehmann me idenë e tij të teatrit post-dramatik. Në të, drama, konteksti, skenografia, kostumet, muzika, por mbi të gjitha koncepti përcakton konceptin e teatrit modern. Drama nuk është një lloj mjeti që imiton botën e jashtme, por është një proces artistik i krijimit të një akti autonom. Pastaj aktorët i drejtoj të përdorin të gjitha taktikat e mundshme, nga teatri psikologjik, performanca, shprehja fizike, te teatri muzikor. Më pëlqen shumë mendimi i Heinrich Muller, i cili pretendon se teatri nuk ekziston për të thjeshtuar jetën, por për ta bërë botën edhe më komplekse se sa është realisht. Aktorëve u përcjell idenë se nuk ka një dhe vetëm një interpretim të veprës, kështu që secili prej tyre mund të lërë një vulë të fortë individuale në shfaqje”.

Cilat janë vështirësitë më të mëdha që keni hasur deri tani në Shqipëri? Cila është përshtypja juaj për grupin shqiptar?
“Unë nuk kam hasur në ndonjë vështirësi të veçantë që nuk ekziston edhe në vende të tjera. Ndoshta mund t’i këshilloj vetëm politikanët shqiptarë të investojnë më shumë energji dhe burime në kulturë sesa kanë bërë deri më tani. Shteti duhet të gjejë mjetet për të promovuar artistë bashkëkohorë shqiptarë në botë. Shqipëria ka bërë një hap të madh përpara në terma ekonomikë, e për më tepër Tirana sot është një qytet një milionësh. Turistët po e vizitojnë gjithnjë e më shumë. Dhe numri i teatrove ka mbetur i njëjtë si atëherë kur ishte një qytet i vogël. Çfarë do të thotë kjo? Për ndërtimin e lulëzimit, zgjerimin ekonomik nuk kemi ndërtimin e një politike kulturore bashkëkohore. Është e domosdoshme lidhja e teatrove me Universitetin, për të sjellë sa më shumë njerëz në shfaqje, për të hapur hapësira të reja. Jam krenar për faktin se ne po bëjmë shfaqjen e parë në mjedis të hapur, vetëm në sheshin e teatrit. Akti i parë i dramës do jetë në një pishinë të braktisur, tjetra në një park të vogël, i treti përballë monumentit së të rënëve përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe finalja në një skenë të improvizuar të përdorur nga demonstruesit për të shprehur pakënaqësinë me këtë projekt, prishjen e teatrit të vjetër.

Shfaqja ambjentale është një gjë e re në Tiranë, por ne duhet të luftojmë me zhurmën e krijuar nga kafenetë aty pranë dhe me ngjarje të shumta tregtare, që janë përreth.
Dua t’ju them se jam shumë i kënaqur me aktorët, dhe shpresoj se njësoj të jenë edhe ata me mua. Po përpiqem të krijoj një lloj dialogu kolegjial dhe të respektoj idetë e tyre. Nga mjeshtrit e mëdhenj si Alfred Trebicka, Romir Zalla, me brezat e mesëm të shkëlqyer, e deri te studentët, unë po përjetoj përkushtim të madh, një gamë të madhe të mundësive, si edhe të shprehurit e fortë të trupës. Për mua ka qenë kompliment se kudo që kam punuar nga Teatri shtetëror bavarez në Mynih në Teatrin Kombëtar të Norvegjisë në Oslo, pas shfaqjeve të para që kam vendosur në skenë më kanë thirrur sërish për të bashkëpunuar më tej. Shpresoj se do të ndodhë kështu edhe në Tiranë”. (Fund)

Regjisori i famshëm kroat, Ivica Buljan, kritikë politikanëve të Ballkanit me ‘Jul Çezarin’

Nga Ben Andoni – Kur Shqipëria është e kapluar nga situata të pafundme krize politike, një regjisor kroat tenton të edukojë publikun me teatrin, por edhe të japë mesazhe të qarta për politikën. Tragjedia e njohur e Shekspirit “Jul Qezar” do jetë në skenë dhe do të synojë të përcjellë në kohët e reja përballjen me pushtetin. Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” , i cili po bashkëpunon me regjisorin Ivica Buljan, i cili është mundësuar dhe falë producentit të njohur Pleurat Himaduma, ka bërë një zgjedhje që duhet vlerësuar jashtëzakonisht. Shpresa është të jetë në mesin e Korrikut dhe regjisori planifikon që shfaqja të realizohet në mjediset e jashtme të Teatrit Kombëtar: bazenin dhe sheshin para teatrit.
Regjisori kroat ka kohë që e ka kaluar synimin e tij për njohje dhe sfida, kurse jeta e vet ndahet mes Kroacisë dhe Sllovenisë. Për ata që nuk e dinë, artisti Buljan është nga artistët më të njohur të kohës në teatër dhe pak kohë më parë është konsideruar si një nga 10 regjisorët më të mirë në botë, shpallur nga “New York Times”.
E veçanta me këtë njeri nuk është thjesht aftësia profesionale, por mesazhet politike dhe filozofike që do të përcjellë me lëmin e vet. E quan veten një nxënës të Zhizhek, filozofit kontrovers ballkanik, por duket se formimi i tij mbart shumë nga kultura perëndimore. Dhe, që në mënyrën sesi punon me aktorët ti arrin të kuptosh mesazhet që përcjell ky njeri, i cili pikë së pari misionin e kërkon nga ana e artistëve të tij.

Profesionist i përkorë, i sjellshëm, modest, i përqendruar, ai mund të kundrohet si një njeri fare i thjeshtë, por në fakt statura e tij mbart shumë. Jo thjesht se e ka shtuar gjeografinë artistike të Ballkanit, por është një individ që nuk di të ndalet. Dhe, një artist i tillë duhet të vlerësohet sepse peshën e madhe të artit e ndan si përgjegjësi të vetë tij, artistëve që ai drejton dhe publikut që dëgjon. Në konceptin e Ivica Buljan, teatri është më shumë se edukim është një art sublim, paçka trendëve të sotme të kohës.
“Bota e sotme është e komplikuar, shumë më e komplikuar se sa në vitet tetëdhjetë, kur unë u formova, ose edhe në vitet e nëntëdhjeta, kur ra Perdja e Hekurt dhe u krijua një rend i ri evropian. Planeti Toka është bërë viktimë e kapitalizmit global. Të gjithë ne po luftojmë me problemet e ndotjes, ndryshimeve klimatike, frikën e konflikteve të luftës, duke u kthyer drejt politikave nacionaliste dhe totalitare, të cilat e shtypin lirinë. Nga ana tjetër, bota është globale, dhe është shumë e lehtë për të marrë informacion, e për t’u takuar njerëz. Procesi i progresit ka qenë i ngadalshëm në Ballkan gjatë shekujve. Demokracitë që po përpiqemi t’i krijojmë me shumë vështirësi, kanë një traditë të ndryshme në Ballkan krahasuar me atë që bëhet në Evropën Veriore. Atje teatri është pjesë e jetës shoqërore, e fokusuar në elitën. Te ne, teatri ngjan me realitetin show që zhvillohet në Parlament, në Qeveri, në media. Ka raste të shumta korrupsioni, abuzimi, e politikanët që sillen si komedianë të këqij”, citohet ai për ‘Milosao’.

Autori në dukje shihet si i orientuar drejt teksteve dhe strategjive moderne të menaxhimit, por në të gjithë përballjen e e tij shikon një njeri që është tejet i lidhur me ndjenjat dhe tejet i obsesionuar me psikoanalizën. Si profesionist, autori mëton se ai dhe të gjithë njerëzit e vet të artit kanë përgjegjësi të madhe për të imponuar teatrin si një të kaluar të rëndësishme kulturore, por edhe si një mjet për të mësuar tiparet demokratike. Teatri ka një funksion të rëndësishëm arsimor dhe iluminist.

Bash me këtë mision do të shohim një regjisor, koncepti i të cilit do të zbërthehet në mjedisin shqiptar, si sfidë teatrore, por edhe si mesazh mirëfilli politik për vendin dhe jo vetëm.
(Milosao)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.