MILOSAO

Letërsia në poezi

17:30 - 14.07.19 Gazeta Shqiptare

Bashkëpunëtori jonë i “Milosao” na ka sjellë një cikël me autorët klasikë të Irlandës, por edhe ata që kanë bërë historinë e letërsisë në këtë vend dhe më shumë akoma…



1. Samuel Becket

Do doja qe dashuria ime te vdese
Do doja qe dashuria ime te vdese
Dhe shi te bjere mbi varreza
Dhe mbi mua tek ec rrugeve
Duke mbajtur zi per ate qe me dashuronte.

 

2. Geoffrey Squires

Sa mire te kisha nje shepi te qete
Sa mire te kisha nje shtepi te qete
Timen perseri.Ku te kisha mundesi te ec
Drejt nje dhome, ku e di qe aty jam vec une
Ku asgje s’leviz pervec meje.
Ku s’ndjehet asnje zhurme pervec zhurmes qe une bej.

3. Cathal Searcaigh

Kthimi i kurbetliut
Ai eshte kthyer sonte tek shtepia e braktisur.
Prane portes se hyrjes nen shkeqimin e henes
Nje hije e ngrire; pema qe ai mbolli shume vite me pare,
Tani, gati trung i kalbur.

4. Andrew Elliot

Sot…
Shekuj me radhe burrat bene dashuri
Duke lene hijen e tyre te rende mbi grate.

Sot une deshiroj qe hija ime ti ngjaje
Nje zogu qe fluturon mbi lumin qe rrjedh.

5. John Hewit

Kaltersi dhe bardhesi
Deti i kalter, i kalter qielli
Te dy te shndritshem jane.
Puleardhat si dallge deti;
Dallget si pulebardha ngjajne.

 

6. Paul Durcan

Ireland 1972
Ngjitur me varrin e ri gjyshes qe e desha aq shume
Varri se dashures sime, vrare prej tim vellai.

7. Dermut Healy

Zjarri
Ne se e lini zjarrin fikur.
Shpirti endet permes fushes
Si flake qe digjet
Dhe shuhet ne vater tjeter.

Oh, shpirt i pafat
I ndare prej meje
Brenda shtepise sime te ftohte.

8. Seamus Heaney

Nje nate gushti
Duart e tij ishin te ngrohta, te vogla dhe te njohura per mua.
Kur i pashe serish mbreme ato me ngjane, si dy nuselale.
Duke lujatur te vetmuara me njera-tjetren, ne fushen e praruar me hene.

 

9. W.B. Yeats

Kenge pijanecesh
Vera hyn ne goje
Dashuria vjen ne sy.

Kjo eshte krejt ajo c’ka ne duhet te dime
Para se te plakemi dhe vdesim.

Une ngre goten tek goja
Shoh nga ju dhe vec psheretij.

 

10. Michael Foley

Forca e fjales per te shperhur ndjenjat
Kur e dashura iku dhe e la, ai s’mundi te fliste dot ansje fjale.
Dhe kur ajo u kthye serish tek ai, e lumtur si me pare.
Krisht, ajo ishte. Krisht! Oh Krisht!
E bekuara e tij, ardhe ne emer te Zotit.

 

11.Tony Curtis

Qetesi
Ne qetesine e neteve degjoj
Kenget qe gjyshja ime kondon.
Tri kenge trishtimi per shtepine.

 

12. Patrick Kavanagh

Shenjterim
Te jesh poet dhe te mos dish sa libra te jane shitur
Te jesh dashnor i mire dhe te rrish larg femrave.
Dy paradokse qe i krijuan te medhenjte shenjter.
Duke dhene shpirt mes dhembeve te parajses.

13. Richard Murpfy

Kenge djepi
Para se ti te provosh t’i vesh nje emer vdekjes
pershembull ari ose krokodil, ajo ka ardhur
nje nate per te marre me vete nenen tende .
Por kur ajo desh te thoshte te fundit “naten e mire”,
ti qave, “nuk dua qe ti te ikesh” i the,
keshtuqe, ajo te mori ne krahet e saj edhe ty.

14. James Simmons

Poezia e nje ditelindje
Per cdo vit te jetes ne ndezim
Nga nje qiri ne torten e ditelindjes
thjeshte per te shenuar arritjet
qe cdo njeri mund te kete bere.
Dhe me pas kur thuhen urimet
Dhe hapen dhuratat,
shfaqet menjehere vizioni i vdekjes
Kur te thone te fikesh qirinjte e secilit vit
Vetem me nje fryme.

 

15. Padraig Daly

Fund viti
Tufat e zogjve kthehen ne cerdhet e tyre mbi peme
Lumi vrapon ne rrugen e tij te argjente
Malet nisin te rrezohen ne erresire.

Shume shpejt vetem qielli do te mbetet real
dhe shtepite e zvogeluara si yje lyer me varak.
rreth e rreth kodres.

16. Medbh Mcguckian

Tymi
Ato vendosen shkurre ne zjarrin ne qosh te rruges
Une u friksova pa mase pasi mendoja me vete
se era shume shpejt mund ta nxjerre jashte kontrollit
ate gjarper te verdhe ne levizje, tek ajo koder larg shtepive.
Por ato dukeshin shume te sigurte ne ate qe benin
Ndersa une krejt i pazoti te permbaje veten.
Ika me vrap derisa pashe se kerpurdha e tymit u shpernda.

 

17. Geoffrey Squires

Cdo gjethe eshte e lagur
Cdo gjethe eshte e lagur
Dhe dhelpra vrapon ne rrugen e saj

Planete te vogla shiu
Mbi barin e kositur
Tunden prej nje merimange tek end e qete.

 

18. Sean Dunne

Leter ne Lisbone
Dikur, ne nje restorant te pata pastruar
nje therrime buke prej fundit tend,.
Ç’mashtrim qe paten bere duart e mia ate cast!
Pasi une s’doja te te pastroj ate therrime
Por te te prek pak kofshen tende.

 

19. William Peskett

Lindje dhe vdekje
Lindje dhe vdekje
Ekzaktesisht ju jeni
si dy miq te vjeter
qe shtyni me force njerzit e turmes
pasi deshironi te takoheni sa me pare.

Si dy ushtare besnik te diktatorit mbret
Ju jeni duke m’i kanosur egersisht
Ndjenjat dhe ambicjet e jetes

Dhe duke ma mbushur koken
Vec me vetveten time.

 

20. Julie O’Callaghan

Mungese letre
Mos u justifiko duke me thene
se e ke patur shume te veshtire
te gjesh nje flete letre te bukur, kineze
nga ato me ngjyre te kuqe.

Me shkruaj
qofte edhe mbi nje rrase guri te bardhe
ose kercellin e nje mullage perdor
per te gdhendur fjalet e tua
mbi petalet e kuqe te nje luleloti.

PERKTHEU nga origjinali:
NDREK GJINI

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *