MILOSAO

Supë peshku, shënime vere

17:00 - 14.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Alban Gjata – Jam në vizitë në Siracusa tek Eugenio Bonnano. Është mik dhe koleg pune në “Stmicroeletronic”. Fabrika është nga më modernet në botë per prodhimin e mikroprocesoreve dhe vetëm nê Agrate jemi të punësuar mbi 5000 vetë.
Prej dy vjetesh Eugenio kthehet shpesh ne vendlindje. Ai ka hapur një B&B (Bad & Breakfast) aty ku dikur bënte zanatin e peshkatarit. Ishte peshkatar kur njohu ish gruan e tij nga Melzo të Lombardisë, 1200 km nga Sirakuza. Eugenio i tha gruas mirupafshim një ditë prej ditësh, edhe Lombardisë gjithashtu. E kështu për sa kohë që e lejojne rrethanat, ai sillet si qengji i butë që pi në dy nana. Me pak fjalë, gjatë verës Eugenio është me raport mjeksor per depression mendor, duke vazhduar të marrë rrogen e majme në Stm e njëkohësisht mban këtë aktivitet b&b në Sicili.




Këtu në Sicili njerëzit përgjithësisht peshkojnë për tu ushqyer dhe metodat e peshkimit janë të ndryshme. Për peshkimin e morenave Eugenio mori dy sardele, një sard, Salvatoren dhe një shqiptar, mua pra, si dhe një thikë. Salvatore solli një kovë boje boshe dhe tre rrakele tonje me plumçe. U afruam tek molo i Ortigias dhe pritëm të erresohej. Pasi i hodhëm tre tonjat të përgatitura me nga një copë sardele në grep, i lidhën në shkëmbinj e filluan të veshtrojmë yjet. Arusha e madhe, e vogla, peshorja, ylli polar… S’mungonte asnjë.

Tërhoqëm tonjën e parë, grepi ngeci ndër shkëmbinj e tonja u këput. Paramendo: asnjë morenë.
Tërhoqem të dytën, midis dallgëve dhe errësirës u duk silueta e morenës, nja gjysëm metri. Peshk primordial me dhëmbë të tmerrshme. Dhëmbët i ka të rreshtuar në një mënyrë që cdo gjë që kafshon nuk shkëputet më dhe ka vec një fat: në drejtim te stomakut. Shkurt, peshk i tmerrshëm. Eugenio ja nguli thiken nja tre herë tek goja, por ajo nuk e lëshoi që nuk e lëshoi grepin. E këputi tonjën e mbetëm pa grep: një morenë dhe dy tonja pa grep.
Tonja e tretë kishte kapë një cernia, e shijshme për supën e peshkut, por meqe ishte e vogël, Eugenio e liroi, e hodhi në det domethënë, sepse është krim për një peshkatar që e di mirë se ai peshk arrin deri në 20 kg.

A mund të imagjinoni tani një tonjë me grep, dy pa grepë dhe veç një morenë. Por hodhëm dhe një herë tonjën me grep si shpresë e fundit për të kullundrisur supën e dëshiruar dhe në pritje diçka ndriçoi mbi dallgët e errëta. Ishte cernia e vogël që liruam për t’i dhënë liri. Por ndërkaq ajo kishte dhënë jetë. Kjo do ta shpëtonte supën tonë: një morenë dhe një cernia. Vec kur molo ishte larg nja 5 metra. Eugenio mori tonjën, e lidhi me kovën dhe pas tentativash të shumta e futi cernian galexhiante në kovë. Me kujdes terhoqi koven 15 kg tek molo dhe filloi ta ngrente lart. Por pesha e ujit e këputi tonjën. Kova e Salvatores e zhduk nëpër ujrat e errëta ndërsa cernia galexhonte pa jetë, në vend që të vërdallisej nëpër supën tonë.
Çfarë dëshpërimi: dy tonja të këputura e pa grep; një kovë e humbur në det, nje cernia pa jetë që sillej mbi det dhe veç nje morenë në dorën tonë.
Mesi nates kishte kaluar, u tërhoqëm në shtëpi për të ngrënë darkë vec me një morenë në dorë.
Ishte hall i madh, hall siçilian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.