SPORT

Batha: Kënaqësi të veshësh fanellën e Tiranës

15:59 - 15.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana ka qenë aktive në merkaton e verës, duke afruar disa futbollistë dhe një ndër to, është edhe mesfushori gjirokastrit, Idriz Batha, i cili mbylli aventurën në Vlorë, për t’u rikthyer në kryeqytet. Ish-mesfushori i Partizanit, në një intervistë për “Supersport” u shpreh se për të është kënaqësi të veshë fanellën e një klubi me traditë si Tirana. Sakaq, Batha u ndal edhe te derbi, ku nuk premton se do të festojë apo nuk do të festojë në rast se shënon gol, por ia lë gjithçka fushës së blertë.”Transferimi tek Tirana?




Është kënaqësi e veçantë të veshësh fanellën e një klubi me traditë dhe emër si Tirana. Dëshira është për ta parë veten dhe skuadrën sa më lart, por duhet t’i marrim gjërat me radhë dhe të shpresojmë që të shkojmë atje ku unë dhe Tirana duam. Festë për golin ndaj Partizanit? T’i marrim ndeshjet me radhë dhe kur të vijë derbi, shpresoj që fati të na buzëqeshë neve këtë herë. Festa është diçka që ndodh spontanisht dhe lidhet me anën emocionale, por më mirë t’ia lëmë fushës dhe të shohim Ardian Mema? Me profesorin kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe madje jo vetëm unë, por të gjithë, pasi ai di të ndërtojë marrëdhënie. Shpresoj që për të mirën tonë dhe të klubit, ky raport të vazhdojë kështu. Kundërshtimi i tifozëve? Nuk është as hera e parë dhe as e fundit që tifozët të kenë kundërshtime për një lojtar që ka veshur më parë fanellën e rivalit, por mbrojmë të njëjtat ngjyra dhe besoj se një ditë do bëhemi bashkë”,-u shpreh Batha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.