SPORT

Hazard zgjedh numrin legjendar të Majkëll Xhordanit

12:48 - 15.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eden Hazard ka zgjedhur fanellën me numrin 23, për sezonin e parë me Real Madridin. Sipas asaj që shkruan “Marca”, belgu ka zgjedhur numrin që ka mbajtur mbi shpinë David Bekam, nga 2003 deri 2007. Pasi Modriç refuzoi t’ia lerë të lirë numrin 10, 28-vjeçari filloj të shikojë për një numër tjetër. Sulmuesi belg i cili për 7 sezone tek Çelsi mbajti fanellën me numrin 10, tani do të mbajë numrin që sezonin e fundit kishte Serxhio Reguilion.




Hazard është një tifoz i basketbollit, dhe ka zgjedhur numrin që ka mbajtur Majkëll Xhordan për Çikago Bulls dhe Lebron Xhejms për LA Lakers. Të gjithë mendonin se ai do të merrte numrin 7 që më parë e kishte mbajtur Ronaldo apo edhe Raul, por belgu kërkon të na surprizojë më numrin e ri që do të mbajë mbi shpinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.