Horoskopi

Horoskopi i datës 15 Korrik 2019

00:00 - 15.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mos e shpenzoni energjitë për çështje të ndryshme, por fokusohuni vetëm tek ato më kryesoret. Nëse nuk vendosni prioritete, rrezikoni të mos keni suksesin që prisni. Veproni me qetësi dhe zgjuarsi për të arritur ato çfarë dëshironi. Optimizmi është receta e duhur për problemet tuaja.

Nëse takoni njerëz të rinj tregohuni vetvetja, të hapur dhe të sinqertë, por mos tregoni më shumë seç duhet rreth vetes. Ju duhet më shumë kohë për ta bërë një gjë të tillë. Sa i përket çështjeve të zemrës, fati do të jetë në anën tuaj.

Do të keni dëshirë të hiqni dorë nga disa gjëra dhe të shkoni në një ishull të qetë për t’u relaksuar. Nuk rekomandohet një gjë e tillë, por përkundrazi, bëjini ballë problemeve tuaja, pasi ekziston mundësia të keni rezultate mbresëlënëse.

Është dita e duhur për të bërë eksperimente, madje mund të provoni edhe gjëra të jashtëzakonshme. Mos kini frikë të ecni përpara dhe t’i shmangeni rutinës së përditshme. Në mbrëmje ka gjasa të mërziteni pasi do t’ju vijë keq për shkak të shansit që keni humbur për të qenë më shumë i lumtur.

Kjo ditë premton shumë fat. Madje ekziston mundësia që të gjeni një vend të ri pune prestigjioz dhe me të ardhura më të larta. Sa i përket çështjes së ndjenjave, ekziston mundësia e zhvillimit të një situate mjaft të favorshme për ju.

Mos mendo sot më shumë për të huajt sesa për veten tuaj. Çështja kryesore për ju duhet të jetë siguria dhe komoditeti në shtëpi. Është dita e duhur për të bërë blerje të ndryshme. Nëse nuk do të ndiheni mirë nga ana shëndetësore, rekomandohet të shkoni menjëherë tek doktori.

Një lajm i mirë lidhur me karrierën dhe financat tuaja është në ardhje. Mund t’ju rritet paga mujore ose të zini një pozicion të ri pune. Në mbrëmje, kaloni më shumë kohë me partnerin/partneren tuaj. Bëni kujdes me kritikat e ashpra.

Këtë të hënë mund të mos ndiheni të kënaqur me veten tuaj. Ekziston mundësia të dështoni në një intervistë pune. Megjithatë mblidhni forcat për të ecur përpara, pasi është e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë. Për beqarët e kësaj shenje është dita e duhur për të gjetur dashurinë e re.

Nuk pritet të keni ndonjë problem gjatë kësaj dite. Përpjekjet tuaja të shumta në fusha të ndryshe do të shfaqin rezultatet që ju kërkonit. Kushtojini më shumë vëmendje familjes suaj. Partneri/partnerja do të ketë nevojë për ndihmën tuaj.

Nuk rekomandohet të zhvilloni takime në grupe të mëdha. Mos hezitoni të shprehni çdo ide tuajën, sado e çuditshme mund të duket. Shmangni komplimentet tradicionale, pasi nuk do t’ju vijnë aspak në ndihmë nëse dëshironi të bëni dikë për vete.

 

Bëni një lëvizje kundrejt ëndrrave tuaja. Përdorni gjithë energjitë tuaja për ta arritur atë. Megjithatë ka gjasa që në këtë drejtim t’ju ndihmojë edhe fati. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë dhe me të afërmit tuaj.

Dikush mund t’ju fusë në një kurth të vogël. Nuk është çudi që kjo t’ju vijë nga një miku juaj i ngushtë apo gjysma juaj e zemrës. Megjithatë, kjo do të zgjasë shumë pak, pasi gjithçka do të sqarohet shpejt mes jush.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.