SPORT

Xhokoviç mposht Federerin në një finale epike!

13:52 - 15.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finale spektakolare, epike, e denjë për turneut e Uimbëlldonit, ajo mes serbit Novak Xhokoviç, dhe zviceranit Roxher Federer, por që në fund u mbyll me fitoren e tenistit ballkanas. Një përballje që do të mbahet mend gjatë në fushat me bar në ishull, pasi kjo është edhe finalja më e gjatë e luajtur ndonjëherë në turneun prestigjioz. Sfida nisi me fitoren e setit të parë 7-6 nga ana e Xhokoviç, në game final me shifrat 7-5, ndërsa seti i dytë nuk pati shumë histori. Federer barazoi, teksa fitoi pastër 6-1 me game.




Seti i tretë pa sërish triumfues Xhokoviç. Serbi arriti të fitonte sërish me game final, këtë herë me shifrat 7-4. Në setin e katërt të sfidës, Federer fitoi me shifrat 6-4, ndërsa e çoi takimin në setin final. Pikërisht ky, ishte seti më spektakolar, teksa zgjati mbi dy orë. Game pas game, seti shkoi deri në shifrat 12-12, dhe takimi u vendos në “tie-break”. Në game e fundit të këtij edicioni të Uimbëlldonit, ishte “Nole” që ia doli të shkëputet, e mbylli me shifrat 7-3, dhe fitoi në fund titullin e tij të 16-të Grand Slam, në total 3-2 në sete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.