SHËNDET

Ylli Merja: Si të shkrini gurët në veshka me bimët mjekësore

15:05 - 15.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Guri në veshka është një masë e fortë që krijohet kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera nuk largohen nga epiteli renal i veshkës, por mbeten nëpër nefrone në formën e grimcave shumë të vogla. Më vonë këto grimca bashkohen me njëra-tjetrën duke formuar kristale që shkojnë 1-2 mm. Nëse nuk kuptohet nga shenjat e para të dhimbjes që jep veshka atëherë këto kristale vazhdojnë të tërheqin rreth vetes së tyre grimca të tjera. Pra, diametri i këtyre vazhdon të rritet dhe mund të shkojë deri në 4 mm. Pirja e pakët e ujit bën që qarkullimi I gjakut në veshkë të jetë më I ngadaltë, kështu që mundësia e qëndrimit të mikro-elementëve të jetë më e madhe. Acidi urik i lartë në gjak bën që këto kristale në veshka të bashkohen me oksalatet e kalciumit dhe të formojnë gurëza në fillim me të vogla se kokrrizat e sheqerit. Nga të gjithë llojet e gurëve kemi arritur në një konkluzion se këto ndahen në 3 grupe kryesore. Lloji i parë janë gurët e butë, baza e të cilëve është kalciumi e shkrihen lehtë, brenda 2-3 javëve dhe nuk japin komplikacione. Lloji i dytë janë gurët me fortësi mesatare, me përqindje më të madhe kalciumi. Koha e shkrirjes së tyre varet nga madhësia dhe shkojnë nga 2-5 javë. Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë gurët e fortë që ngjajnë më shumë si gur qelqor me ngjyrë të errët që tregon se prania e silicit është e lartë. Në përgjithësi kur këta gurë janë në përmasa ata shkëputen si bllok dhe dalin të pathërrmuar, ndërsa në raste të tjera dalin të shkëputur si ashkla dhe zgjatin 3-5 muaj. Kufiri më i mundshëm i formimit të gurëve në veshka më parë kanë qenë moshat 20-45 vjeç, ndërsa sot ky kufiri është zgjeruar nga mosha 20-70 vjeç por nuk përjashtohen edhe fëmijë të prekur nga kjo sëmundje. Ndërsa si përqindje formimi i gurëve në veshka ka ardhur duke u rritur. Më parë ka qenë 2-3% të predispozuar të formonin gurë në veshka, ndërsa sot kjo normë shkon në 5-6%. Ndërsa seksi më i predispozuar për krijimin e gurëve janë meshkujt.




Simptomat dhe diagnostikimi
Në mënyrë të pakuptuar, kripëra të kalciumit të acidit urik dhe të mikroelementëve të tjerë vazhdojnë që të mbështillen rrotull këtij lëmshi. Në këtë pjesë, nefronet e veshkave ngjishen dhe fillojnë që herë pas here të japin dhimbje mesi, djegie të urinës, ethe, temperaturë ose të vjella. Pra, nëse keni këto shenja është mirë të kuptoni se ka diçka që nuk shkon me veshkat tuaja. Mund të bëhet një eko abdominale për të parë gjendjen e tyre. Nëse i lejmë në “qefin e tyre” atëherë gurët në veshka vazhdojnë ti kapërcejnë kufijtë 12-14-20mm. Këto lloj gurësh vazhdojnë të shtojnë dhimbjet në mes, në pjesën anësore të stomakut e djegie urine. Ndonjëherë gjak në urinë dhe tendencë për të urinuar sa me shpesh. Në disa raste gurët që janë 9-10-11 mm qëllojnë të dalin nga veshka duke u futur në kanalet urinare. Ky është momenti kur guri në veshka jep dhimbje të padurueshme që shoqërohen me të vjella. Qetësuesi më i mirë i këtyre dhimbjeve të forta janë banjat me ujë të ngrohtë dhe përdorimi i çajrave bimore ose pirja e ujit të shumtë 2-3 litra në ditë. Infeksionet e bajameve ndikojnë në mosfunksionimin e mirë të veshkës duke pakësuar sasinë e prodhuar të urinës në veshka. Pra, bakteret koke që shtegtojnë nga bajamet në veshka vështirësojnë punën e filtrimit të gjakut në veshka dhe për pasojë këto mikro-elemente mbeten në hapësirat brenda veshkave duke formuar në fillim një re kristalore dhe pastaj formohen kristale.

Trajtimi medicinal
Nga përvoja e punës tonë kemi vëne re se përdorimi i bimëve mjekësore jo vetëm që lufton infeksionet urinare, reflukset urinare në veshka, rënien e funksionit të veshkave, por edhe shkrirjen e gurëve në veshkë.
Produkti më i mirë për shkrirjen e gurëve në veshka është një përzierje bimore, e cila rrit fuqinë tretëse të çajit duke dobësuar në fillim strukturën e gurit në pjesën e jashtme të tij. Kjo përzierje bimore konsiston në rritjen e acidit në organizëm që të ndikojë ndjeshëm mbi sipërfaqen e gurit. Nëse personi që ka gurë në veshka pi 6-7 gota në dite nga përzierja bimore kundër gurit të veshkave, atëherë është e sigurt që dalin fitimtar dhe realizon shkrirjen e gurëve në veshka. Pasi dalin gurët nga veshka përdorimi i çajit ndërpritet dhe mund të rifillohet pas një muaji vetëm 5-6 ditë. Kjo bëhet që në hapësirën ku ishte formuar guri në veshka të mos na riformohet sërish. Bimët që rriten në shkëmbinj, mund të shkrijnë gurët në veshka. Pra, përdorim fierin e gurit ose gjarprin mjekësor, por edhe majdanozin e egër që rritet në shkëmbinj e trumzën e Robertit që rritet në gurët gëlqerore. Edhe lastari i ashës ka rezultate pozitive në shkrirjen e gurëve. Por ndonjëherë nuk mungon edhe kombinimi i disa bimëve së bashku. Për shembull përzihen 2-3 lugë gjelle lëng limoni me një lugë gjelle vaj misri dhe kjo pihet gjatë ditës e shoqëruar me ujë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.