SPORT

Nuk ka fund telenovela Hysaj, Memushaj zbulon të ardhmen

15:08 - 16.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Napoli-Hysaj-Atletico Madrid pritet të jetë një telenovelë e gjatë vere pasi palët janë ende shumë larg arritjes së një marrëveshje. Klubi spanjoll e ka shprehur publikisht dëshirën për të transferuar mbrojtësin shqiptar në Madrid por oferta e tyre mbetet ende larg asaj që kërkon presidenti De Laurentiis. Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”:




Hysaj Napoli

Napoli vijon të insistoj, Hysaj nuk largohet pa të paktën 20 milion euro. Kjo kërkesë e Napolit ka bërë që tratativa të bllokohet për momentin. Drejtuesit e Napolit shpresojnë ende se mund të marrin shifrën që kërkojnë, fundja as Juventus nuk e ka thënë fjalën e fundit, skuadër e cila ka qenë dhe mbetet e interesuar për shërbimet e anësorit, për më tepër që në krye të “Zonjës së Vjetër” është ulur njeri i cili e bëri të famshëm, Mauricio Sarri.

Memushaj

Në pritje për të kuptuar se kush do të jetë e ardhmja e Hysajt, një tjetër legjionarë i ka dhënë fund spekulimeve në merkato. Ledian Memushaj ka thyer heshtjen duke konfirmuar se do të jetë pjesë e Pescaras edhe për sezonin e ardhshëm, më dëshirën për të ngjitur ekipin në Serie A.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.